Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Challandes: Jam i lumtur me paraqitjen dhe mentalitetin e Kosovës

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
Challandes: Jam i lumtur me paraqitjen dhe mentalitetin e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se është i pakënaqur me barazimin 1:1 me Greqinë, por është shprehur i lumtur me paraqitjen dhe mentalitetin e dardanëve.

Vedat Muriqi e shpëtoi Kosovën nga humbja kundër Greqisë me një gol të vonshëm për t’ia nxjerrë një barazim 1:1 të dielën në Prishtinë, i cili, megjithatë, pothuajse ia shuan shpresat dardanëve për kualifikim në Kupën e Botës për herë të parë në histori.

Kur Greqia mendoi se i kishte fituar tri pikë në Prishtinë, pas golit të epërsisë nga Anastasios Douvikas në fund të pjesës së parë, Muriqi e çmendi Stadiumin Fadil Vokrri me një gol në minutën e 92-të dhe ia nxori verdhekaltërve një pikë.

Duke folur pas ndeshjes, Challandes u nda i kënaqur me mentalitetin e ekipit, për të cilin i kishte kritikuar lojtarët e Kosovës para ndeshjeve të shtatorit.

“Ekipi punoi shumë deri në sekondën e fundit. Ne nuk e shpëtuam një pikë, Greqia e shpëtoi një pikë. Ne luajtëm futboll, tentuam dhe luftuam. Ekipi im ka luajtur dhe ka tentuar të luajë. Ekipi tregoi mentalitet të mirë”, tha Challandes.

Ai shtoi: “Nuk jam i lumtur me rezultatin por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit. Në fund mund t’i them ekipit urime.

Kosova vinte me motiv shtesë nga fitorja e parë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës të enjten kundër Gjeorgjisë, por nuk ia doli ta nxjerrë më shumë se një pikë ndaj grekëve.

Verdhekaltrit ngelin në vendin e tretë në Grupin B me katër pikë, gjashtë më pak se liderja Spanja, që e shkatërroi 5:0 Gjeorgjinë, dhe pesë më pak se Suedia në vendin e dytë. Derisa Spanja e ka një ndeshje më shumë se Kosova, Suedia e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e ardhshme të mërkurën në Prishtinë.

Lexo po ashtu

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit
SPORT

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

2 orë më parë
Neuer kthehet në stërvitje pas aksidentit me ski
SPORT

Neuer kthehet në stërvitje pas aksidentit me ski

9 orë më parë
Atalanta me dedikim të veçantë për Gjimshitin
SPORT

Atalanta me dedikim të veçantë për Gjimshitin

9 orë më parë
Nuk ndalet Arabia, pas shumë lojtarëve tani synon të rekrutojë edhe gjyqtarët kryesorë nga Premier Liga dhe Evropa
SPORT

Nuk ndalet Arabia, pas shumë lojtarëve tani synon të rekrutojë edhe gjyqtarët kryesorë nga Premier Liga dhe Evropa

1 ditë më parë
Real Madridi me fitore komode ndaj Las Palmas
SPORT

Real Madridi me fitore komode ndaj Las Palmas

2 ditë më parë
Airbnb u bën thirrje parisienëve t’i japin me qira shtëpitë e tyre gjatë Olimpiadës
SPORT

Airbnb u bën thirrje parisienëve t’i japin me qira shtëpitë e tyre gjatë Olimpiadës

2 ditë më parë
Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë: Na duhet sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë
Lajme

Na duhet sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë

29 Shtator, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë....

Read more
Presidentja uron PS-në për fitore në zgjedhje

Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave

29 Shtator, 2023
Analiza e Fox News: Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë

Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë

29 Shtator, 2023
Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

29 Shtator, 2023
Kur e nisi Radojiçiqi vilen buzë Ujmanit? (VIDEO)

Kur e nisi Radojiçiqi vilen buzë Ujmanit? (VIDEO)

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.