Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Çfarë duhet të dinë qytetarët e Kosovës nëse ia mësyjnë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut?

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Masat kundër COVID-19 ‘mbyllën’ kufirin, ulet numri i udhëtarëve nga Shqipëria drejt Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë javëve të fundit, ka bërë që edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shtrëngojnë masat anti-Covid. Këto masa hyjnë në fuqi sot, derisa ata që s’i respektojnë do të gjobiten.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se nga sot shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumentacione:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose

certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose

vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga RT PCR SARS-Cov-2 test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose rezultat negative nga testet e shpejta antigjen, i realizuar 48 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Nga ky vendim përjashtohen:

Qytetarët të cilët tranzitojnë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në pikën kufitare hyrëse nënshkruajnë Deklaratë për tranzitim.

Masat janë shtrënguar edhe në Shqipëri.

Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti ka vendosur marrjen e këtyre masave:

Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve të vaksinimit ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të rriskuara, duke filluar me stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.

Shtatori duke qenë muaji i hapur, arsimtarët dhe studentët të vaksinohen dhe deri më 30 shtator të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Pas kësaj date, ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të paraqesin vazhdimisht testin PCR.

Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor për mos bërjen e vaksinës.

Komiteti i Ekspertëve vijon më thirrjet për studentët që të vaksinohen, në mënyrë që në muajin shtator të vijojë mësimi në auditore ashtu siç ata kanë kërkuar dhe të lehtësohet ecuria e procesit mësimor.

Në aeroporte do të lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë, duke shmangur praninë e familjarëve të tyre. Pasagjerët duhet të mbajnë me rigorozitet maskën.

Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Për çdo neglizhencë të maskës, do të vijojë ndëshkimi, gjobë 3000 lekë për herë të parë dhe 5000 lekë kur përsëritet. Për bizneset, moszbatimi i protokollet shkon nga 100 mijë – 700 mijë lekë.

Këto masa do të jenë në fuqi deri në një urdhër të dytë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo po ashtu

argjendaria kamez
Lajme

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Kamëz të Shqipërisë

11 minuta më parë
A u vonua Isa Boletini për shpalljen e Pavarësisë? flet stërnipi i tij (VIDEO)
Lajme

A u vonua Isa Boletini për shpalljen e Pavarësisë? flet stërnipi i tij (VIDEO)

30 minuta më parë
moti me shi
Lajme

Moti të mërkurën me shi e borë (FOTO)

51 minuta më parë
gaza
Lajme

Save the Children: Dështimet diplomatike kushtojnë mijëra jetë

1 orë më parë
Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë
Lajme

Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

1 orë më parë
Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën
Lajme

Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

2 orë më parë
argjendaria kamez
Lajme

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Kamëz të Shqipërisë

28 Nëntor, 2023

Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e së martës në Kamëz. Bëhet e ditur se rreth orës 17:15, në...

Read more
A u vonua Isa Boletini për shpalljen e Pavarësisë? flet stërnipi i tij (VIDEO)

A u vonua Isa Boletini për shpalljen e Pavarësisë? flet stërnipi i tij (VIDEO)

28 Nëntor, 2023
Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve/Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

​Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut

28 Nëntor, 2023
moti me shi

Moti të mërkurën me shi e borë (FOTO)

28 Nëntor, 2023
gaza

Save the Children: Dështimet diplomatike kushtojnë mijëra jetë

28 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.