Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se ky subjekt partiak është pro mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Ai tha se LDK do të marrë pjesë në takimin me presidenten, ndërsa për çështjen e arkivave të UÇK-së, ai shprehet se për këtë temë duhet angazhim profesional ekspertësh, njofton Klankosova.tv.
”Çështja e arkivave është çështje shumë delikate dhe kërkon angazhim profesional të ekspertëve. Për të parë mos me u kriju më shumë probleme se sa janë. Kërkoj nga Qeveria të angazhojë ekspertë për ta trajtuar këtë çështje”.
”LDK tashmë sapo ka filluar mbledhjen e kryesisë ani se jam vonë. Besoj se LDK do të marrë pjesë në takimin me presidenten dhe do të kërkojë që zgjedhjet të mbahen. Mungesa e legjitimitetit rrezikon demokracinë”.
”Zgjedhjet mund të mbahen, mund të anulohet fushata, mund të vendosen masa rigoroze por s’mund të anulohen zgjedhjet”.