Një video shqetësuese është publikuar pak më parë në media ku shihet se si një burrë në Prishtinë sulmon brutalisht tri vajza.
Në lidhje me rastin kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.
Këta të fundit kanë thënë se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, teksa sulmuesi është ende në arrati.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.