Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Borrell bën thirrje urgjente për vazhdim të dialogut, ia tërheq vërejtjen Kurtit për veprimet në veri

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Borrell bën thirrje urgjente për vazhdim të dialogut, ia tërheq vërejtjen Kurtit për veprimet në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka diskutuar sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në margjinat e Forumit të Paqes në Paris për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe nevojën urgjente për përparim në dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell ka shkruar në Twitter se kanë biseduar edhe për procesin e integrimit evropian, takimin e ardhshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh.

Situata politike në Ballkanin Perëndimor është bërë “gjithnjë e më sfiduese” muajt e fundit, me thellimin e krizës politike në Bosnje dhe Hercegovinë, tensionet në veri të Kosovës dhe ndarjet ndërpartiake në Mal të Zi “duke paralizuar sistemin politik të vendit, thuhet në një dokument i cili do të diskutohet në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel të hënën.

Dokumenti, i përgatitur nga kabineti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, vlerëson se “mosmarrëveshjet midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor pengojnë zbatimin e integrimit rajonal”.

Dokumenti gjithashtu thekson se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se atmosfera rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “ende sfiduese” dhe se “asnjë përparim i mëtejshëm nuk është bërë në disa nga muajt e fundit.”

“Palët duhet të inkurajohen që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të arrijnë rezultate pozitive, duke përfshirë marrëveshjet rajonale për tregun e përbashkët rajonal, dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe retorika përçarëse, veçanërisht në lidhje me veriun e Kosovës”, thuhet në dokument.

Lexo po ashtu

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

7 orë më parë
Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë
RAJONI & BOTA

Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

11 orë më parë
Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe disa ish-zyrtarë
RAJONI & BOTA

Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe disa ish-zyrtarë

11 orë më parë
Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin
RAJONI & BOTA

Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin

13 orë më parë
Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

13 orë më parë
As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën
RAJONI & BOTA

As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën

16 orë më parë
Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë
Lajme

Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë

7 Qershor, 2023

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me ç’rast do të shqyrtohen 21 pika të cilat janë në rend të...

Read more
Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

7 Qershor, 2023
Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës

Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës

7 Qershor, 2023
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

7 Qershor, 2023
moti

Edhe sot diell e shi në Kosovë

7 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.