Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Blinken bën thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Blinken bën thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin
Share on FacebookShare on Twitter
Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, bëri thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin. Ai zhvilloi një bisedë me katër homologë të tij, atë të Izraelit dhe tri vendeve arabe, të cilat vitin e kaluar arritën marrëveshje normalizimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të nxisim më shumë vende të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Marokut. Ne kemi si synim të zgjerojmë rrethin e diplomacisë paqësore”, tha Blinken në një takim virtual.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, të ndjekur menjëherë më pas nga Maroku, vitin e kaluar normalizuan lidhjet me Izraelin. Ky ishte zhvillimi i parë i tillë nga shtetet arabe në dekadat e fundit.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump e konsideroi të ashtuquajturën “Marrëveshjet Abraham” si një fitore kryesore diplomatike.

Blinken e bëri të qartë se presidenti amerikan, Joe Biden, synon vazhdimin e kësaj politike.

“Kjo administratë do të vazhdojë të ndërtojë mbi përpjekjet e suksesshme të administratës së fundit”, tha ai.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, gjithashtu shfaqi shpresën se do të zgjerohen njohjen për Izraelin.

Ai tha se këtë muaj do të vizitojë Bahrejnin që shënon edhe vizitën e parë të një ministri të Jashtëm izraelit.

“Ne gjithashtu duhet të përmendim faktin se ky klub i Marrëveshjeve Abraham është i hapur për anëtarët e rinj”, tha Lapid.

Kritikët e politikave të ish-presidentit Trump e kishin akuzuar atë se këto marrëveshjeve po shërbejnë si zëvendësim i përpjekjeve më kuptimplote për të avancuar të drejtat e palestinezëve.

Ministri i Jashtëm maroken, Nasser Bourita, tha se normalizimi nuk ishte zëvendësim për një marrëveshje me palestinezët.

“Maroku beson se nuk ka asnjë alternativë tjetër për një zgjidhje me dy shtete me një shtet të pavarur palestinez”, tha ai.

Lexo po ashtu

Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju
RAJONI & BOTA

Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju

9 orë më parë
Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë
RAJONI & BOTA

Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

10 orë më parë
Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut
RAJONI & BOTA

Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut

11 orë më parë
Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij
RAJONI & BOTA

Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij

11 orë më parë
NATO uron aleatin për festën e flamurit
RAJONI & BOTA

NATO uron aleatin për festën e flamurit

12 orë më parë
Wisner mesazh urimi Shqipërisë nga qendra të larmishme historike
RAJONI & BOTA

Wisner mesazh urimi Shqipërisë nga qendra të larmishme historike

12 orë më parë
Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve/Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
EKONOMI

​Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut

28 Nëntor, 2023

Oda e Veterinerëve e Kosovës është bërë pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi të përbashkët trepalëshe të homologëve nga Shqipëria dhe...

Read more
moti me shi

Moti të mërkurën me shi e borë (FOTO)

28 Nëntor, 2023
gaza

Save the Children: Dështimet diplomatike kushtojnë mijëra jetë

28 Nëntor, 2023
Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

28 Nëntor, 2023
Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

28 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.