Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi liderët botërorë që të mos lejojnë “luftën e paligjshme pushtuese” të Putinit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, një takim vjetor që ai e quajti si “të dedikuar zgjidhjes paqësore të konflikteve”.
“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja”, tha Bideni në fjalimin e tij në OKB. “Nëse lejojmë që Ukraina të gërmohet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë kombi?”
I pritur me duartrokitje, ai shtoi se ShBA-ja dhe aleatët e saj do të qëndrojnë me luftën e Ukrainës për liri. “Vetëm Rusia mban përgjegjësinë për këtë luftë”, tha presidenti. “Vetëm Rusia ka fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte menjëherë”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë Bidenin në Shtëpinë e Bardhë të enjten dhe të takojë disa liderë të kongresit, shkruan “The Independent”, transmeton Klankosova.tv.
ShBA-ja po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën që do të përkojë me vizitën e Zelenskyt, dhe Kongresit i është kërkuar të miratojë miliarda dollarë më shumë ndihmë për siguri, për pjesën tjetër të vitit.
https://www.independent.co.uk/news/world/europe/ukraine-russia-war-news-putin-latest-b2413993.html
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.