Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Biden do të shpallë strategji të re për luftimin e pandemisë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Biden do të shpallë strategji të re për luftimin e pandemisë
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre të katërtat e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Të dhënat u bën publike pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, më 9 shtator do të paraqesë një strategji me gjashtë prioritete për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit.

Strategjia do të shpallet në përpjekje për të luftuar variantin Delta, që është shumë më ngjitës, si dhe në kohën kur hapja e shkollave ka ngritur shqetësime për një përhapje më të shpejtë të virusit.

Kthimi i fëmijëve në shkollë, shumë nën 12 vjeç ende, që nuk mund të marrin vaksina, ka rritur frikën për se mund të ketë përshkallëzim të situatës epidemiologjike dhe si pasojë mësimi të ndërprehet.

Shtetet e Bashkuara kanë furnizim të konsiderueshëm me vaksina, por një pjesë e popullatës po heziton të vaksinohet.

Administrata e Biden tashmë po planifikon të ofrojë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës me kalimin e kohës dhe rreziqeve nga varianti Delta.

Në zhvillime tjera, Spanja u bë vendi i rradhës në Evropë që miratoi një dozë të tretë të vaksinave COVID-19 për njerëzit me imunitet të dobët . Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha këtë javë se po kryen një analizë të përshpejtuar të përfitimeve të një doze përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit plotësisht të vaksinuar të moshës 16 vjeç e lart.

Në Gjermani, parlamenti miratoi një sërë masash kundër koronavirusit më 7 shtator, me fokus në normat e shtrimit në spital në bazë të të cilave landet vendosin për kufizime.

Bundestagu gjithashtu miratoi rregulloret që u ofrojnë bazë ligjore punëdhënësve të pyesin nëse punonjësit në shtëpitë e pleqve, shkolla dhe qendrat e kujdesit ditor janë të vaksinuar.

Megjithëse punonjësit nuk mund të pushohen nga puna për shkak se nuk janë të vaksinuar, kjo mund të ndikojë në oraret e punës dhe obligimet, raportuan mediat gjermane.

Grupi i ndihmës Global Fund tha më 8 shtator se pandemia kishte një ndikim “shkatërrues” në luftën kundër HIV/AIDS, tuberkulozit dhe malaries në vitin 2020.

Ka pasur rënie “të madhe” në shërbimet e testimit dhe parandalimit të HIV-it, tha fondi në një raport.

Ndikimi i pandemisë në trajtimin e tuberkulozit gjithashtu ka ndikuar, thuhet në raport.

Lexo po ashtu

Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër
RAJONI & BOTA

Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër

11 orë më parë
Rama uron 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
RAJONI & BOTA

Rama uron 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë

2 ditë më parë
Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju
RAJONI & BOTA

Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju

3 ditë më parë
Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë
RAJONI & BOTA

Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

3 ditë më parë
Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut
RAJONI & BOTA

Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut

3 ditë më parë
Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij
RAJONI & BOTA

Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij

3 ditë më parë
30 palestinezë u liruan nga paraburgimi izraelit të enjten, thotë shërbimi i burgut
Lajme

30 palestinezë u liruan nga paraburgimi izraelit të enjten, thotë shërbimi i burgut

1 Dhjetor, 2023

Gjithsej 30 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në Damon, Megiddo, Ofer, Nafha, Ktzi’ot dhe Ramon të enjten, tha shërbimi...

Read more
edicioni special

Si u krye operacioni policor në kapje të grabitësve të dyshuar? (VIDEO)

30 Nëntor, 2023
kurti

Kurti mori pjesë në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX (FOTO)

30 Nëntor, 2023
Lansohet platforma digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Lansohet platforma digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

30 Nëntor, 2023
Mira Murati

Financial Times rendit Mira Muratin në mesin e 25 grave më me influencë të vitit 2023

30 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.