Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Biblioteka Kombëtare, një ekspozitë në 160-vjetorin e lindjes së albanologut Theodor Ippen

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në KULTURË
A A
Biblioteka Kombëtare, një ekspozitë në 160-vjetorin e lindjes së albanologut Theodor Ippen
Share on FacebookShare on Twitter

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë i kushtoi ditën e mërkurë një vëmendje kontributit të jashtëzakonshëm dhe personalitetit shkencor të albanologut austro-hungarez, Theodor Ippen, në kuadër të 160-vjetorit të lindjes, përmes ekspozitës së titulluar “Theodor Ippen (1861-1935)”.

Biblioteka Kombëtare sjell përmes kësaj ekspozite si thesare të vyera të studimeve albanologjike botimet shkencore, si: “Rrënoja të kishave të vjetra në Shqipëri” (1899); “Monumente të vjetra në Shqipëri” (1900); “Shcypnia : t’gnoftmé dhéshkrimtaré : t’shtumuna e t’nnrécuna” (1902); “Përmendore të grupmoshave të ndryshme në Shqipëri” (1907); “Shkodra dhe sipërfaqja bregdetare e Shqipërisë veriore” (1907); “Malet e Shqipërisë veri-perëndimore” (1908); “Krahina e Shpatit në Shqipërinë e Mesme” (1916); “Dy episode të historisë së Shqipërisë” (1927); “Kontribut për historinë e brendshme të Shqipërisë në shek. XlX” (1939); “Shqipëria e vjetër : studime gjeografike, etnografike, historike” (2002) etj.

Theodor Anton Ippen lindi më 1861, në krahinën e Bohemisë, asokohe pjesë e perandorisë austro-hungareze. Pasi kreu studimet e mesme në Pragë, u regjistrua në Akademinë Orientaliste të Vjenës, ku u diplomua më 1884. Po në këtë vit emërohet në konsullatën e Austro-Hungarisë në Shkodër.

Ai ka qenë për shtatë vjet me radhë konsull i përgjithshëm i monarkisë austro-hungareze në Shkodër (1897-1904) dhe është autor i një radhë studimesh e librash për historinë, etnografinë, arkeologjinë dhe shoqërinë shqiptare.

Vepra e tij shkencore është përqendruar thuajse e tëra mbi Shqipërinë. Studimet e Theodor Ippen-it kanë hedhur dritë në shumë aspekte të jetës fisnore të Shqipërisë së Veriut, të historisë së Lidhjes së Prizrenit etj., duke hyrë kështu në radhën e shkëlqyer të albanologëve austro-hungarezë, që fillon me Johann Georg von Hahn e vijon me Gustav Meyer, etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në sallën shkencore të bibliotekës.

Lexo po ashtu

Kitaristi arbëresh tregon shqiponjën që ka tatuazh, De Bartolo: Dua të mësoj shqip
KULTURË

Kitaristi arbëresh tregon shqiponjën që ka tatuazh, De Bartolo: Dua të mësoj shqip

12 orë më parë
Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë
KULTURË

Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë

12 orë më parë
Franca fiton "Junior Eurovision Song Contest 2023", Shqipëria e 8-ta
KULTURË

Franca fiton “Junior Eurovision Song Contest 2023”, Shqipëria e 8-ta

2 ditë më parë
Biznes modern me zanatin e vjetër
KULTURË

Biznes modern me zanatin e vjetër

3 ditë më parë
Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet çmimi letrar ‘Beqir Musliu’
KULTURË

Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet çmimi letrar ‘Beqir Musliu’

4 ditë më parë
Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Zef Deda
KULTURË

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Zef Deda

4 ditë më parë
gaza
Lajme

Save the Children: Dështimet diplomatike kushtojnë mijëra jetë

28 Nëntor, 2023

Në prag të një takimi të ngushtë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shoqata bamirëse Save the Children...

Read more
Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

28 Nëntor, 2023
Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

28 Nëntor, 2023
Netanyahu thotë se Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza

Netanyahu thotë se Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza

28 Nëntor, 2023
gjuha e urrejtjes

Shqipëri: Gjuha urrejtjes në rrjete sociale, shqetësim për studiuesit

28 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.