Belind Këlliçi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit me fjalimin e fundit që mbajti në Kuvend.
Ai e ka falënderuar Partinë Demokratike për mundësinë politike që i ka dhënë deri tani, sidomos edhe për kandidimin për të parin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
“Unë sot, pas kësaj seance do të dorëzoj mandatin e deputetit, sepse me besim të plotë i kam hyrë një projekti të madh politik. Me besimin që më ka dhënë anëtarësia e PD në të parin proces të primareve, jam zgjedhur si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, e duke nisur nga nesër unë do të jem kandidati i të gjithë qytetarëve të Tiranës”, tha Këlliçi./tvklan.al/
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.