Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Bejtullah Deliu do ta sjell transformimin që i duhet kësaj komune të njerëzve më punëtorë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Bejtullah Deliu do ta sjell transformimin që i duhet kësaj komune të njerëzve më punëtorë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Rahovec ku së bashku me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm të Rahovecit, Bejtullah Deliu dhe me kryetarin e degës, Qazim Qeska, kanë bashkëbiseduar me kandidatët për Kuvendin Komunal për vizionin dhe projektet që ka PDK për qeverisjen e kësaj komune, shkruan Kosova Post.

“Për mua dhe PDK-në, Rahoveci nuk është vetëm një komunë, por është një arterie domethënëse për identitetin dhe kauzën tonë politike si parti. Sepse kauza jonë politike, është e lidhur me njerëzit punëtorë, me njerëzit vetëmohues, me njerëzit që kanë përkushtim e punojnë ndershëm për vendin e tyre e për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha Krasniqi.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Sot në Rahovecin e punës, mikpritjes e të përkushtimit, së bashku me kandidatin për kryetar të ardhshëm, Bejtullah Deliu dhe me kryetarin e Degës së PDK-së, Qazim Qeska,  bashkëbiseduam me kandidatët për Kuvendin Komunal, për vizionin dhe projektet për zhvillimin e ri të kësaj komune.

Rahoveci përveç që ka histori të lavdishme në luftën e popullit tonë për çlirim, ka edhe njerëzit më punëtorë që i japin bujqësisë e ekonomisë së vendit tonë, një përkushtim të madh e vetëmohues.

Prandaj, kur jam në Rahovec, e di që jam në mes të çlirimtarëve, në mes të punëtorëve, të njerëzve të devotshëm ndaj familjes, punës, shoqërisë e vendit.

Të gjithë qytetarët e mbajnë mend zhvillimin e ndryshimin që ka ndodhur në Rahovec me qeverisjen e PDK-së sepse në këtë komunë, ne nuk jemi sjellur si turistë, por jemi rritur së bashku me Rahovecin.

Për mua dhe PDK-në, Rahoveci nuk është vetëm një komunë, por është një arterie domethënëse për identitetin dhe kauzën tonë politike si parti. Sepse kauza jonë politike, është e lidhur me njerëzit punëtorë, me njerëzit vetëmohues, me njerëzit që kanë përkushtim e punojnë ndershëm për vendin e tyre e për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Prandaj, në këto zgjedhje, ne kemi kandidatin më të mirë për kryetar komune dhe kandidatët më të mirë për Kuvendin Komunal, sepse jemi më të vendosur që me besimin e qytetarëve ta rikthejmë qeverisjen e PDK-së në Rahovec. Dhe jo vetëm sa për të qeverisur, por për të qeverisur në atë mënyrë, që qytetarët e kësaj komune ta shohin e ta ndjejnë në përditshmëri, transformimin që i duhet Rahovecit e që PDK-ja do ta sjellë me qeverisjen e vet.

Lexo po ashtu

Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

4 orë më parë
Shaip-Kamberi
Lajme

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

5 orë më parë
Lajçak Bilcik
Lajme

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

5 orë më parë
Serbia e ka humbur Kosovën
Lajme

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

5 orë më parë
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë
Lajme

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

5 orë më parë
Andoni
Lajme

Andoni: Rama nuk e njeh në thellësi problemin e Kosovës (VIDEO)

5 orë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.