Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Begaj në Forumin e OKB-së: Shqipëria është në rrugën e zhvillimit të përshpejtuar

lajmim.com nga lajmim.com
1 javë më parë
në Lajme
A A
Begaj në Forumin e OKB-së: Shqipëria është në rrugën e zhvillimit të përshpejtuar
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në OKB.

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Begaj, mori pjesë në këtë takim të nivelit të lartë, që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky samit, i dyti që nga miratimi i Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, vlerësohet si një moment kyç për të risjellë në qendër të vëmendjes së shteteve dhe qeverive nevojën për trajtimin me përparësi të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe avancimin e Agjendës 2030, pas ndikimit të pandemisë, agresionit rus kundër Ukrainës dhe një sërë faktorësh të tjerë, që ndikuan në ngadalësimin e këtij procesi.

Begaj, mbajti një fjalim në emër të Shqipërisë, në ditën e parë të samitit, gjatë Segmentit të Dialogut të Udhëheqësve me temë “Forcimi i politikave të integruara dhe institucioneve publike për arritjen e OZHQ-ve”, teksa u shpreh se “zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti”.

“Dëshiroj të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile”, tha në fjalën e tij Begaj, shkruan TopChannel, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, presidenti i Shqipërisë u ndal në hapat e ndërmarra në kontekstin e zbatimit të OZHQ-ve, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e OZHQ-ve, si pjesë e rrugëtimit drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të OZHQ-ve, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga nga aktorë e partnerë joqeveritarë.

Presidenti Begaj tha se duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Agjendës 2030.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Lexo po ashtu

Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

5 orë më parë
Shaip-Kamberi
Lajme

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

6 orë më parë
Lajçak Bilcik
Lajme

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

6 orë më parë
Serbia e ka humbur Kosovën
Lajme

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

6 orë më parë
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë
Lajme

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

6 orë më parë
Andoni
Lajme

Andoni: Rama nuk e njeh në thellësi problemin e Kosovës (VIDEO)

7 orë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.