Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

BE qartëson qëndrimin për “Ballkanin e Hapur”: Kërkon përfshirjen e të gjitha shteteve të rajonit

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
BE qartëson qëndrimin për “Ballkanin e Hapur”: Kërkon përfshirjen e të gjitha shteteve të rajonit
Share on FacebookShare on Twitter

Dje në Beograd të Serbisë ka nisur takimi mes liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për “Open Balkans”, që është iniciativa e themelimit të një tregu të përbashkët rajonal.

Edhe pse Republika e Kosovës ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj nisme, Bashkimi Evropian ka përkrahur plotësisht themelimin e një tregu të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një përgjigje nga Bashkimi Evropian kanë thënë se e mirëpresin angazhimin e liderëve të rajonit për bashkëpunim, pasi që ky është një element të perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe është pjesë integruese e procesit të Stabilizim-Asociimit.

Nga BE-ja kanë thënë se një proces i tillë që do të përfshinte të gjithë rajonin është esencial.

“Ne e kuptojmë dëshirën për të lëvizur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që do të përfshinte gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është esencial. Në këtë kontekst, është i rëndësishëm avancimi i regjionit për themelimin e një tregu të përbashkët rajonal, angazhim politik ky që u inicua nga gjashtë liderët e regjionit në Samitin e Sofjes në vjeshtën e vitit të kaluar”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

BE-ja ka theksuar se ju takon shteteve të rajonit që të përdorin mundësitë e investimeve që ju ka ofruar Bashkimi Evropian.

“Ne jemi duke sjellur mundësi për investime domethënëse në regjion përmes Planit Ekonomik dhe të Investimit. Tani i takon rajonit që t’i përdorë këto mundësi mirë duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe duke krijuar një treg të përbashkën rajonal bazuar në rregullat e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Edhe pse BE-ja e ka shprehur për të disatën herë përkrahjen ndaj “Open Balkans”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në anën tjetër ka kundërshtuar të bëhet pjesë e këtij procesi duke thënë se iniciativat ku nuk është e përfshirë BE-ja nuk janë të sigurta, të qëndrueshme e as të dobishme.

“Nuk e kemi konsideruar këtë temë. Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkët rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit. Mendojmë se iniciativa të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme. Prandaj, më shumë e theksojmë nevojën e bashkëpunimit bilateral brenda procesit të Berlinit. Në anën tjetër edhe si orientim politik, edhe si ndjeshmëri kulturore, unë nuk ju përkas atyre politikanëve të cilët besojnë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit”, theksoi kryeministri Kurti para medieve në Shkup në tetor të këtij viti.

Iniciativën “Open Balkans” e ka përkrahur edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila në një formë ka thënë se inkurajojnë liderën rajonal që të kërkojnë mundësi për të reduktuar barrierat tregtare.

“Ne inkurajojmë liderët rajonalë të kërkojnë mundësi për të reduktuar barrierat tregtare, për të rritur konkurrencën ekonomike dhe për të ndërtuar ekonomi të integruara rajonale dhe elastike që ofrojnë për qytetarët e tyre”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Po ashtu, Ambasada Amerikane ka theksuar se krijimi i një tregu të përbashkët rajonal që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve është thelbesor për të tërhequr investime që do të nxisnin rritjen ekonomike të vendeve.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar, i mishëruar nga vizioni dhe përpjekjet e popullit të tij për t’u bërë një rajon i lulëzuar dhe i begatë, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian” u tha tutje nga Ambasada e Amerikës.

Kujtojmë se idenë e “Open Balkans” e ka përkrahur edhe zëvendës-sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Javë më parë, ai ka thënë se bashkëpunimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së pandemisë ka dëshmuar që iniciativa për “Open Balkans” mund të jetë e dobishme.

Lexo po ashtu

Nuk ndalet Arabia, pas shumë lojtarëve tani synon të rekrutojë edhe gjyqtarët kryesorë nga Premier Liga dhe Evropa
SPORT

Nuk ndalet Arabia, pas shumë lojtarëve tani synon të rekrutojë edhe gjyqtarët kryesorë nga Premier Liga dhe Evropa

1 ditë më parë
Real Madridi me fitore komode ndaj Las Palmas
SPORT

Real Madridi me fitore komode ndaj Las Palmas

2 ditë më parë
Airbnb u bën thirrje parisienëve t’i japin me qira shtëpitë e tyre gjatë Olimpiadës
SPORT

Airbnb u bën thirrje parisienëve t’i japin me qira shtëpitë e tyre gjatë Olimpiadës

2 ditë më parë
Kaq do të paguhet Armand Duka pas emërimit në UEFA
SPORT

Kaq do të paguhet Armand Duka pas emërimit në UEFA

2 ditë më parë
“Lojtar i ndeshjeve të mëdha”, Muriqi thyen rekord pas performancës ndaj Barcelonës
SPORT

“Lojtar i ndeshjeve të mëdha”, Muriqi thyen rekord pas performancës ndaj Barcelonës

2 ditë më parë
Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s
SPORT

Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s

3 ditë më parë
autostrada angli
Lajme

Incident i madh në Angli pasi një autobus shkolle u përmbys në autostradë

29 Shtator, 2023

Incidente të mëdha janë deklaruar pasi një autobus shkolle u përmbys në aksident në një autostradë në Merseyside të Anglisë,...

Read more
liburn aliu

Aliu: Nga sot do t’i ndërlidhim me rrugë të reja fshatrat në kufi Kosovë-Shqipëri

29 Shtator, 2023
Britania e papërgatitur për zjarret në rritje

Britania e papërgatitur për zjarret në rritje

29 Shtator, 2023
pema me fame boterore

Lirohet me kusht djali i arrestuar pas prerjes së pemës me famë botërore

29 Shtator, 2023
1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.