Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Bartën rreth dy mijë kufoma të viktimave me COVID-19, mos-përputhje e shifrave të vdekjeve ditore mes kompanisë dhe MSH-së

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SHËNDETËSI
A A
Bartën rreth dy mijë kufoma të viktimave me COVID-19, mos-përputhje e shifrave të vdekjeve ditore mes kompanisë dhe MSH-së
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga fillimi i vitit të kaluar, automjeti për bartjen e kufomave është parë në Klinikën Infektive të QKUK-së më shpesh se kurrë. Rreth 2 mijë kufoma të personave të vdekur nga Covid-19 në gjithë vendin janë bartur nga kompania “Funerali”, e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve ekipet për bartjen e kufomave janë në dispozicion, por sipas Blerim Nreci nga kjo kompani, gjithçka bëhet duke përcjellur një  procedurë.

“Fillimisht Ministria e Shëndetësisë e ka një zyrë për operimin e rasteve të vdekjeve më Covid-19. Ata na njoftojnë përmes e-mailit, duke marr parasysh infektiv apo cilin do spital tjetër, që e dërgon në email për vdekjen e personit. Pas marrje së emailit ne e bëjmë përgatitjen e kufomës. Pas dy ore në klinikë, dergohet në morg dhe pas dërgimit në morg e kontaktojmë  familjen dhe dakordohemi përafërsisht me ta dhe e bëjmë aranzhimin e varrimit. Në të njëjtën kohë iu kthejmë pergjigje Ministrisë së Shëndetësisë edhe bajm pregatitjen. Kufomën e dergojmë për varrim, caktohet koha, njoftohet policia, bëhet përcjellja deri në varrezat te familjarët”, tha ai për lajmi.net.

I gjithë procesi i bartjes së kufomave, që nga institucionet shëndetësore apo shtëpitë e viktimave, përveç nga Policia e Kosovës, bëhet dhe nga inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Derisa në vend numri i viktimave nga Covid-19 po shënon rritje, sipas Nercit numri më i lartë i viktimave brenda ditës është 42, numër ky që nuk përputhet me të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Instituti e ka një orar tjetër të publikimit. Na e kemi dmth prej gjendjes faktike, në kohë reale sepse ne i vvarrosim. Ditën e zezë që ishte me 36 vdekje, ne i kemi pas 42, dmth ditën që i kemi pas 36 vdekje nëpërmes publikimit, ne i kemi varros 33 edhe i kemi pas 10 në pritje. Ajo ka qenë dita më e rëndë. Por fatëbardhësisht jemi në zbehje të Deltas edhe nuk kanë mbet shumë kohë, maksimumi 2 javë edhe nuk ka diçka rrezik. Zbritet numri veç ka fillu me u zbrit për 10 përqind apo  20 përqind ka fillu me u zbrit. Ndikon edhe koha kur ata i japin të dhënat edhe ne. Mundet me pas naj ndyshim te vogel deri në 3 raste, nuk ka diçka që nuk mundet me qenë transparente. Gjithçka është transparente, ne shkojmë në kohë reale edhe faktike, kur i varrosim”, tha ai.

Ai ka shtuar se të dhënat për vdekjet i marrin në kohë reale nga spitalet, derisa ka shpjeguar pse nuk ka përputhje të të dhënave me IKSHPK-në.

“Unë nuk jam organ kompetent që mundem me dhënë një publikim. Ministria e Shëndetësisë e ka atë orarin qe në ora 1 5:00 jep publikimin e rasteve qe ata i kanë me listing të 24 orëshit. Ata nuk marrin të dhëna nga ne. Ata i marrin direkt prej spitalit në bazë të emailit që tregojnë mjekët përgjegjës të reparteve nëpër klinika. Ne jemi në dispozicion 24 ore. Brenda 24 orëve na thërrasin klinikat, pasi në ora 20:00 mbyllet operative e Ministrisë së Shëndetësisë edhe ka raste se gjatë natës nuk bien në kontakt me kompaninë edhe ndodhë që në ato dhomat e pritjeve për kufoma presin kufomat ndoshta edhe natën 3  orë, 4 orë ose 5 orë, por e kanë komodi tetin se edhe aty janë rehat”, shtoi ai.

Duke qenë se numri i vdekjeve brenda ditës disa herë ka qenë dyshifror, shtatë ekipet në terren kanë bartur edhe nga dy kufoma për njëherë.

“Kemi menaxhu duke e falënderuar Policinë e Kosovës që nuk kemi pas vonesa edhe në nisje edhe në aranzhim edhe kshëtu çdo njësi  ka pasë deri çdo 2 orë për një nisje, dmth 7 njësi 7 kufoma për njëherë. Ka ndodhë që me një automjet, në të njëjtin drejtim ndodh në të njëjtin vend të varrimit i organizojmë dy transporte, dmth dy kufoma per një transport deri te varrezat, edhe nuk ka diçka të keqe që automjeti shkon në atë drejtim”, tregoi ai.

Për gati dy vjet pandemia Covid-19 pothuajse nuk ka kursyer moshë në shënim të viktimave. Viktima më e re ka qenë 20 vjeç, ndërsa më e vjetra 100 vjeç.

“Fatkeqësisht mosha ma e re ka qenë 20 vjet edhe mosha më e vjetër është 100 vjet kem fillu nga 10 gushti i vitit të kaluar e deri tani, përafërsisht kompania jonë në bashkëpunim dy kompani firma “Ngushëllimi” dhe”Funerali” kemi kry diku 2000 raste që i kemi aranzhuar dhe përgatitje që i kemi kry deri tani”, shtoi ai.

Por, jo të gjitha viktimat janë shënuar në institucionet shëndetësore të vendit. Disa të infektuar me Covid-19 vdekjen e kanë gjetur në shtëpitë e tyre, por bartja e kufomave dhe ceremonia e varrimit ka shkuar në po të njëjtën procedurë

Lexo po ashtu

Mënyrat natyrale për mbrojtjen e veshkave
SHËNDETËSI

Mënyrat natyrale për mbrojtjen e veshkave

14 orë më parë
Multi-testi i gjakut për kancer shfaq shpresë të vërtetë në studim
SHËNDETËSI

Multi-testi i gjakut për kancer shfaq shpresë të vërtetë në studim

2 ditë më parë
Dentistët: Mos e lagni kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastën
SHËNDETËSI

Dentistët: Mos e lagni kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastën

2 ditë më parë
Farat e Lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
SHËNDETËSI

Farat e Lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

3 ditë më parë
Shmangia e vakteve mund të jetë shkaku i problemeve shëndetësore
SHËNDETËSI

Shmangia e vakteve mund të jetë shkaku i problemeve shëndetësore

3 ditë më parë
Efektet e rrezeve të diellit në shëndetin tonë
SHËNDETËSI

Efektet e rrezeve të diellit në shëndetin tonë

3 ditë më parë
Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Lajme

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

4 Qershor, 2023

Të premten në Shtime një person është raportuar i zhdukur, dhe tani policia e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në...

Read more
Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

4 Qershor, 2023
Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

4 Qershor, 2023
policia

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

4 Qershor, 2023
Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

4 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.