Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Bare: Kam mësuar shumë nga Reya, jam ushtuar që zbaton rregullat – shpresoj të shkojmë në Kampionatin Botëror

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në SPORT
A A
Bare: Kam mësuar shumë nga Reya, jam ushtuar që zbaton rregullat – shpresoj të shkojmë në Kampionatin Botëror
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, po kalon një formë shumë të mirë në La Liga me klubin e Espanyolit, ku e tregoi vetëm edhe ndaj Real Madridit ku asistoi.

Bare ka folur para ndeshjes me Hungarinë, ku kuqezinjtë po luftojnë për vendin e dytë si dhe për vështirësitë e një kampionati si La Liga.

Ftesa nga Kombëtarja – Natyrisht që po, por në Kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri pasi kam besimin te lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Tek Espanjoli po shkojnë gjërat shumë mirë siç e keni parë, kam luajtur rregullisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

Mënyra e lojës me Kombëtaren dhe klubin – Ka të bëjë shumë ekipi, pasi me Kombëtaren është sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër, ndërsa me klubin kam sistem tjetër dhe roli im është para mbrojtjes. Jam më shumë në kontakt me topin, por për mua është njësoj, jap maksimumin si këtu edhe tek Espanjoli.

Më mirë roli në Kombëtare apo tek Espanyoli? – Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam si një ushtar që zbatoj rregullat si këtu edhe tek Espanyoli.

E vështirë për të luajtur në La Liga? – Kam luftuar dhe punuar shumë për të arritur këtu ku jam. Nuk është e lehtë që një shqiptar të arrijë në këto nivele, por më e rëndësishmja është që të vazhdoj me këtë ritëm. Për të arritur mund të arrijë çdo lojtar, por për të qëndruar dhe për të kaluar më lart është pak më e vështirë. Me punë dhe seriozitet arrihet çdo gjë.

Niveli i skuadrës sonë? – Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mira dhe shpresoj që edhe ndeshjet në vazhdim të bëjmë të njëjtën gjë. Pikësynimi ynë është të arrijmë vendin e dytë dhe pse jo të mos shkojmë në Botëror. Këto gjëra duan përqendrim dhe të bëjmë gjërat mirë dhe ato që na thotë trajneri. Besoj se do ia arrijmë qëllimit, pavarësisht se janë ndeshje shumë të vështira.

Marrëdhënia me trajnerin Reja? – Edy Reja më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj me dhe pa topin dhe ndihem shumë mirë me misterin, por nuk është vetëm ai, por i gjithë grupi që kemi. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme dhe i them misterit shumë faleminderit.

Pikët në këto dy ndeshje? – Nuk dua të them se sa pikë parashikoj por dua të them që do të futemi në këto ndeshje për të fituar dhe për të arritur qëllimet tona.

Lexo po ashtu

Drenica pa stadium në fillim të stinorit pranveror, Dajaku tregon se ku pritet të zhvendosen
SPORT

Drenica pa stadium në fillim të stinorit pranveror, Dajaku tregon se ku pritet të zhvendosen

11 orë më parë
Klubi turk reagon pas vdekjes së portierit të tyre i cili ishte nën rrënojat e tërmetit
SPORT

Klubi turk reagon pas vdekjes së portierit të tyre i cili ishte nën rrënojat e tërmetit

13 orë më parë
Flamuri i Kosovës “përjetësohet” në stadiumin e Arsenalit
SPORT

Flamuri i Kosovës “përjetësohet” në stadiumin e Arsenalit

13 orë më parë
Enver Idrizi më i miri i gjitha kohërave në kategorinë absolute sa i përket sportit të Karates
SPORT

Enver Idrizi më i miri i gjitha kohërave në kategorinë absolute sa i përket sportit të Karates

13 orë më parë
Florent Hadërgjonaj rrëfen tmerrin që përjetoi skuadra e tij nga tërmeti i fuqishëm në Turqi
SPORT

Florent Hadërgjonaj rrëfen tmerrin që përjetoi skuadra e tij nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

15 orë më parë
Ky është lojtari që u hodh nga kati i 2 për të shpëtuar veten, 2 shokët e ekipit vdiqën nën rrënoja
SPORT

Ky është lojtari që u hodh nga kati i 2 për të shpëtuar veten, 2 shokët e ekipit vdiqën nën rrënoja

22 orë më parë
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë
Lajme

Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

8 Shkurt, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me...

Read more
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

8 Shkurt, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

8 Shkurt, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.