Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina COVID-19

Bali Muharremaj e Xhafer Tahiri konfirmojnë mos-pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në COVID-19
A A
Bali Muharremaj e Xhafer Tahiri konfirmojnë mos-pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri  nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë konfirmuar mos-pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë për KosovaPress se pas vendimit të marrë nga bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, nuk do të shkoj në takimin e ftuar nga Kurti.

“Unë fillimisht e kam konfirmuar pjesëmarrjen, por pas vendimit të bordit të AKK, unë nuk do të marrë pjesë në këtë takim”, ka thënë Muharremaj për KosovaPress.

Edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka konfirmuar për KosovaPress se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim.

Ai është pyetur nëse njëjtë do të veprojnë edhe bashkëpartiakët e tij.

“Ky nuk është vendim partiak, është vendim i bordit të AKK-së. Unë nuk do të marrë pjesë në këtë takim”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të mos marrin pjesë në takimin urgjent të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

KosovaPress ka mësuar se mos-përfshirja e komunave të Kosovës në komitetin anti-COVID ka indinjuar kryetarët dhe të njëjtit priten të mos marrin pjesë në këtë takim.

“Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për formimin e komitetit anti-COVID, ku Asociacioni i Komunave të Kosovës ka qenë anëtar, dhe largimi i AKK në mënyrë arbitrare i ka indinjuar kryetarët e komunave dhe pothuajse arsyeja kryesore që sot bordi i AKK ka bërë ftesë që kryetarët të mos shkojnë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti është kjo”, thotë një burim për KosovaPress.

Qëllimi i këtij takimi mësohet të jetë situata e krijuar nga pandemia me COVID-19. Ky takim i thirrur nga Kurti pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Takimi tashmë ka filluar e aty po merr pjesë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi të cilët vijnë nga radhët e Vetëvendosjes.  

Lexo po ashtu

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë
COVID-19

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë

2 vjet më parë
22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
COVID-19

22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

2 vjet më parë
Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19
COVID-19

Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

2 vjet më parë
​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19
COVID-19

​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19

2 vjet më parë
​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
COVID-19

​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

2 vjet më parë
​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19
COVID-19

​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

2 vjet më parë
Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë
RAJONI & BOTA

Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

1 Qershor, 2023

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në...

Read more
Dhoma e Perfaqesuesvee

Dhoma e Përfaqësuesve miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit, shmanget kriza

1 Qershor, 2023
Hetimet pa epilog për helmimet nga uji në Deçan

Ujësjellësi e ndal ujin për shkak të pëlcitjes së gypit në një banesë në Fushë Kosovë

1 Qershor, 2023
Cila është koha e duhur për t’i larë dhëmbët?

Cila është koha e duhur për t’i larë dhëmbët?

1 Qershor, 2023
KFOR

Serbët edhe sot protestojnë në veri

1 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.