Një baba në SHBA e ka mbytur të dashurin 19 vjeçar të vajzës së tij duke e goditur me thikë dhe më pas e ka futur brenda një bagazhi makine pasi ai zbuloi se i dashuri kishte shitur vajzën e tij në një rrjet trafiku seksi, kanë zbuluar detektivët.
John Eisenman, 60 vjeç, u akuzua për vrasje të shkallës së parë dhe po mbahet me një garanci prej 1 milion dollarësh në burgun e qarkut Spokane në Ëashington, njofton Klan Kosova.
Kufoma e kalbur e Aaron Sorenson u gjet në bagazhin e një makine të braktisur muajin e kaluar, tha policia të hënën. Detektivët besojnë se ai u vra në nëntor të vitit të kaluar.
Eisenman zbuloi në tetor të atij viti se vajza e tij e mitur ishte trafikuar seksualisht në Seattle nga Sorenson për 1000 dollarë, sipas një njoftimi për shtyp të policisë.
Ai arriti ta shpëtonte vajzën nga qyteti dhe ta kthente atë në Spokane.