Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 20 artikuj ushqimor për rritje të çmimeve – për vajin procedurë e veçantë

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në EKONOMI
A A
Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 20 artikuj ushqimor për rritje të çmimeve – për vajin procedurë e veçantë
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës është duke monitoruar 20 artikuj ushqimor për rritje të çmimeve. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, në këtë institucion Selajdin Beqa.

Ai ka sqaruar se këta artikuj janë nga shporta bazike e konsumit, për të cilët do të monitorohen çmimet se si kanë ndryshuar.

Beqa ka përmendur ngritjen siç ka thënë ai rapid e të pakontrollueshëm të çmimeve vitin e kaluar, periudhë për të cilën tha se kanë evidencë dhe janë duke e monitoruar sidomos çmimin e vajit.

Ai pohon se në këtë rast dyshohet se ka pasur një marrëveshje  ndërmjet përpunuesve, distributorëve dhe shitësve me pakicë, madje ka dyshime se ka pasur edhe kufizim të shitjes.

Për këtë çështje Autoriteti do të hartojnë në raport të veçantë se si ka ardhur deri të çmimeve e larta të vajit në atë kohë.

“Autoriteti i Konkurrencës momentalisht i ka nën hetim disa proceduar hetimore si nga telekomunikacioni, dy proceduar hetimore një është hapur më herët, dhe tash më së fundi është edhe një procedurë tjetër, d.m.th. dy janë nga sektori i energjisë dhe një nga sektori mineralet. Sektorë tjerë që e kemi nën monitorim janë shporta e bazike, apo shporta e konsumatorit të cilat janë 20 produkte që i kemi nën monitorim dhe shumë shpejt do të dalim me një konkluzion edhe për çështjen në fjalë, vajin d.m.th.”.

“Çrregullimi  i tregut në mars të viti 2022 që pati një rritje rapide e pakuptueshme në mënyrë të përnjëhershme në disa supermarketë, hipermarkete dhe jemi duke shikuar në atë kohë se çfarë ka ndodhur. Në atë periudhë ne funksionin pa Komisionin e Konkurrencës dhe proceduralisht nuk mund me procedurë çështjen për ta shqyrtuar se çfarë ndodhi, por evidencën e kemi pasur dhe shumë shpejt do të dalim me një konkluzion edhe për çështjen e vajit”.

Beqa gjithashtu tha se në procedurë të hetimit 2 raste në sektorin e telekomunikimeve, një në energji dhe një rast në sektorin minerar, raporton EO.

Për këtë rast dhe të tjera Beqa tha se kanë bashkëpunim me Prokurorinë e Departamentin e Krimeve Ekonomike në Polici.

 “Për këtë rast kemi bashkëpunim edhe me inspektorët e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, po ashtu kemi kontaktuar edhe Departamentin e Krimeve Ekonomike, edhe Policia e Prokuroria janë interesuar, dhe është një rast i hapur. Sepse aty flitet që ka një marrëveshje mes përpunuesve, distributorëve dhe shitësve me pakicë, ka elemente që ka edhe kufizim të shitjes kjo e bënë çështjen edhe më të ndërlikuar atëherë. Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë, Policinë dhe inspektorët e ATK-së dhe do të vijmë me një konkluzion për çështjen në fjalë”.

“Bazuar në procedurat ligjore, janë dy momentume të procedurë, shqyrtimi paraprak i hetimit deri në gjashtë muaj, pastaj vendosim me konkluzion për mbyllje të procedurës ose hapje, d.m.th. fillimin e hetimeve. Komisioni është mandatuara në kuvend në qershor të vitit 2022 deri më tani kemi marrë 17 akte, procedura hetimore, lejimin e disa përqendrimeve. Janë konkluzione për mbyllje të procedurës, konkluzione për hapje të procedurës, janë 2 nga sektori i telekomunikimeve, një në energji dhe një në sektorin minerarë. Po presim nga shporta 20 artikujt do të shikojmë mundësi që të hapim procedurë të shohim çka ka ndodhur me ngritjen e çmimeve në treg. Në kuadër të kësaj ne do të ndërmarrim procedura ligjore”.

Lexo po ashtu

A do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Kosovë? – deklarohet kryetari i Naftëtarëve
EKONOMI

A do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Kosovë? – deklarohet kryetari i Naftëtarëve

2 ditë më parë
Paralajmërohet rënie e dukshme e çmimit të naftës në Kosovë
EKONOMI

Lajm i keq për qytetarët: Rriten çmimet e naftës

2 ditë më parë
Trusti i bllokuar, vazhdon të jetë pa bord
EKONOMI

Trusti i bllokuar, vazhdon të jetë pa bord

2 ditë më parë
Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime
EKONOMI

Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime

3 ditë më parë
ATK-ja inkasoi mbi 300 milionë euro për 4 muaj
EKONOMI

Veriu sfidë edhe për ATK-në, Murtezaj thotë se po bashkëpunojnë me Doganën e Policinë

3 ditë më parë
Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik
EKONOMI

Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik

3 ditë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.