Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Athina i kërkon Shkupit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Athina i kërkon Shkupit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Share on FacebookShare on Twitter
Greqia mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut, por edhe të gjithë Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian, ka deklaruar në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias.

Ai pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “Greqia është dhe mund të jetë miku dhe bashkëpunëtori juaj më i mirë”, por shefi i diplomacisë greke theksoi rëndësinë që ka për dy vendet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Me këtë marrëveshje të arritur më 16 qershor të vitit 2018, dy vendet kanë zgjidhur mosmarrëveshjet gati 20 vjeçare për kontestin e emrit të Maqedonisë së Veriut, e cila deri atëherë quhej, Republika e Maqedonisë.

“Zgjedhja që keni bërë për të qëndruar pranë nesh, për të ecur në rrugën drejt familjes së madhe evropiane është zgjedhja e duhur për të mirën e njerëzve tuaj. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të vazhdojë. Ajo është baza për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe anëtarësimin e vendit në familjen evropiane”, ka deklaruar kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Greqia, tha ai, është e kënaqur me atë që është bërë deri më tani për zbatimin e marrëveshjes.

“Shumë hapa janë ndërmarrë, njëri prej të cilëve është heqja e tabelës para ndërtesës në të cilën ndodhemi, me emrin e mbretit Filip, babanë e Aleksandrit të Madh, sepse ne u pajtuam së bashku se atëherë paraardhësit tuaj nuk kishin mbërritur ende në Ballkan. Ata nuk kishin mundësi të luftonin nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh në thellësitë e Azisë. U ndryshua edhe emri i Muzeut Arkeologjik sikur edhe shenjat në pikat kufitare. Zbatimi i marrëveshjes nuk është një gjë burokratike, për këtë, ka një afat kohor”, ka deklaruar Dendias.

Sa i takon zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nga pala greke, memorandumeve dhe komisionit të përbashkët për çështjet arsimore, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se “kjo është një marrëveshje që është baza e marrëdhënieve tona dypalëshe, arkitektura e re rajonale dhe është një proces i pakthyeshëm”. Ajo, thotë Osmani, “është në interes të vendit tonë dhe garanton perspektivën e vendit, të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe askush nuk do të lejojë që Marrëveshja e Prespës të rrezikohet”.

“Ne ngritëm edhe çështjen e shenjave të trafikut në Greqi dhe diskutuam arsyet teknike për mospërmbushjen e atyre çështjeve në Parlamentin Grek dhe u dakorduam se si do të bëhet në periudhën e ardhshme. Sa i takon bordeve, shpjegimi është se autoritetet lokale janë ata që nuk tregojnë entuziazëm, por në lidhje me atë çështje ne biseduam më gjerësisht dhe mendoj se në periudhën e ardhshme do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, ka deklaruar Osmani.

Lexo po ashtu

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit
RAJONI & BOTA

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

28 minuta më parë
Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard
RAJONI & BOTA

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

47 minuta më parë
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
RAJONI & BOTA

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

1 orë më parë
Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje
RAJONI & BOTA

Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje

3 orë më parë
"Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur": Jeta në një rajon të Rusisë
RAJONI & BOTA

“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë

4 orë më parë
Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët
RAJONI & BOTA

Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët

15 orë më parë
Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia
Lajme

Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

30 Janar, 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në një konferencë për media  ka folur për luftën në Ukrainë, por edhe për marrëdhëniet...

Read more
Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

30 Janar, 2023
KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

30 Janar, 2023
Tetë të vrarë pas të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje në Afrikën e Jugut

Tetë të vrarë pas të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje në Afrikën e Jugut

30 Janar, 2023
28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.