Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën

lajmim.com nga lajmim.com
4 muaj më parë
në RAJONI & BOTA
A A
As pas thirrjes ndërkombëtare, Serbia s’e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Beogradi zyrtar të tërheqin ushtrinë serbe nga brezi kufitar me Kosovën, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vuçeviç, deklaroi se niveli i lartë i gatishmërisë së ushtrisë serbe mbetet i njëjtë, kjo për shkak të situatës së përshkallëzuar në Veri të Kosovës.

“Kjo është hera e tretë brenda nëntë muajve që ushtria serbe duhet të ketë atë nivel sigurie në lidhje me aktivitetet në Kosovë. Serbia nuk është më vendi siç ishte në mars 2004. Sot ajo është politikisht më e fortë. Më e fortë edhe ekonomikisht”, ka pretenduar Vuçeviç në një intervistë për televizionin e afërt me pushtetin në Serbi, TV Happy.

Zëvendës-Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jon Finer, ditë më parë pasi kishte realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte paraqitur kërkesat amerikan për de-përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur në katër komunat veriore të kryejnë detyrat e tyre në ndërtesa alternative dhe të tërheqë njësinë speciale të Kosovës nga ndërtesat komunale, ishin kërkesat eksplicite të Finer drejtuar kryeministrit Kurti.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Finer ka kërkuar në mënyrë eksplicite edhe nga Qeveria e Serbisë ta tërheqë forcat e saj të armatosura nga kufiri me Kosovën dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë të ushtrisë serbe.

“Finer kërkoi nga Serbia gjithashtu t’u bëjë thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë paqësore në Veri të Kosovës”.

Lexo po ashtu

Shpëtohen 23 turistë të huaj, ishin bllokuar në lumin e Langaricës në Përmet
RAJONI & BOTA

Shpëtohen 23 turistë të huaj, ishin bllokuar në lumin e Langaricës në Përmet

7 orë më parë
Abdixhiku: Vepra e Afrim Bunjakut do të gdhenden në historinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Abdixhiku: Vepra e Afrim Bunjakut do të gdhenden në historinë e Kosovës

13 orë më parë
Mbi 14 mijë banorë të Rahovecit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
RAJONI & BOTA

Mbi 14 mijë banorë të Rahovecit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

13 orë më parë
McGonigal pranoi fajësinë, opozita kërkon përgjegjësi penale për Ramën, Basha nxjerr në skenë dhe rolin e Sali Berishës: Tani doli e vërteta
RAJONI & BOTA

McGonigal pranoi fajësinë, opozita kërkon përgjegjësi penale për Ramën, Basha nxjerr në skenë dhe rolin e Sali Berishës: Tani doli e vërteta

19 orë më parë
Rama për çështjen “Beleri”: Ndërhyrja e Athinës e papranueshme
RAJONI & BOTA

Pse Rama zgjedh të reagojë në ‘Twitter’ dhe jo në ‘Facebook’ për Kosovën 

1 ditë më parë
Zjarret në territorin e Shqipërisë, Policia e Shtetit vendoset në gatishmëri
RAJONI & BOTA

Zjarret në territorin e Shqipërisë, Policia e Shtetit vendoset në gatishmëri

1 ditë më parë
moti
Lajme

Moti nesër me vranësira dhe intervale me diell

25 Shtator, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me dielli....

Read more
moti

Moti nesër me vranësira dhe intervale me dielli

25 Shtator, 2023
jeton ismaili

Zhvillimet në veri, Ismaili: Nuk ka reagime nga ndonjë zyrtar politik në Serbi (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Dugolli

Dugolli: Ndërkombëtarët i mbyllën sytë para bandave në veri (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

25 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.