Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Arrin grupi i parë prej 149 afganëve në Maqedoninë e V.

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Arrin grupi i parë prej 149 afganëve në Maqedoninë e V.
Share on FacebookShare on Twitter
Në Maqedoninë e Veriut, të hënën (30 gusht) në mbrëmje, ka arritur grupi i afganëve, të cilët Qeveria në Shkup ka vendosur t’i strehojë përkohësisht derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

Grupi përbëhet nga 149 qytetarë afganë, kryesisht persona që kanë punuar në organizatat ndërkombëtare, si dhe familjet e tyre.

Ata ndjeheshin të rrezikuar pasi talibanët morën kontrollin mbi tërë territorin e Afganistanit.

Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.

Grupi i parë ka arritur në aeroportin e Shkupit rreth orës 23.30 ndërsa u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Solidaritetin që e kemi demonstruar ditëve të fundit, sonte e dëshmuam edhe në vepër. Sonte arriti grupi i parë i afganëve, që ishin të angazhuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare me të cilat kemi punuar ne dhe aleatët tanë perëndimorë. Ata pa fajin e tyre ishin të rrezikuar vetëm e vetëm pse ishin të angazhuar për demokratizimin e Afganistanit andaj edhe ne vendosim ti strehojmë deri sa nuk arrijnë në destinacionin e tyre të fundit”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai tha se institucionet janë të gatshme për të pritur edhe grupet tjera, por nuk mundi të saktësoj se kur ata mund të arrijnë në Shkup.

Afganët me autobus special u dërguan në dy hotele jashtë qendrës së Shkupit ku edhe do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe testeve për COVID-19. Në mesin e grupit kanë qenë edhe disa gra shtatzëna, dhe njëra prej tyre është dërguar në Spitalin e Shkupit.

Vendimi për pranuar civilët afganë kishte nxitur reagime të shumta nga disa parti opozitare, por reagime kishte edhe në rrjetet sociale, duke i vlerësuar ata si të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, ka siguruar qytetarët, se vendi jo që nuk rrezikohet, por me vendimin për strehimin e afganëve, ka dëshmuar humanitetin duke u rreshtuar pranë shteteve të tjera që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.

“Ne e dimë sa e rëndësishme është ndihma që i jep dikujt kur të shtrinë dorën. Ne kemi parë imazhet e trazirave, marrjen e jetës së njerëzve, skena të tmerrshme. Pra, qëllimi ynë përfundimtar është të ofrojmë ndihmën tonë”, ka deklaruar Zaev.

Në Afganistan kishte edhe rreth 100 shtetas maqedonas, të angazhuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, por të gjithë janë kthyer në vend.

Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në Afganistan edhe me trupa ushtarake. Që nga viti 2002, në kuadër të trupave të NATO-s, kanë marrë pjesë rreth 3,500 ushtarë maqedonas.

Lexo po ashtu

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

41 sekonda më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

6 minuta më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

3 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

4 orë më parë
Një qytetarë serb pretendon se është rrahur pasi ka ofenduar e Vuçiqin
RAJONI & BOTA

Një qytetarë serb pretendon se është rrahur pasi ka ofenduar e Vuçiqin

11 orë më parë
BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi shoqatën e qytetarëve nga Sanxhaku dhe shoqatën e intelektualëve të pavarur të BeH-së "Krug 99"
RAJONI & BOTA

BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi shoqatën e qytetarëve nga Sanxhaku dhe shoqatën e intelektualëve të pavarur të BeH-së “Krug 99”

15 orë më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

20 Mars, 2023

Kosova.info - Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës...

Read more
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

20 Mars, 2023
Deputeti Adnan Dibrani

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, shpëton një foshnje në lumin Moraça

20 Mars, 2023
Policia e Kosoves

Vizitën e parë brenda organizatës policore, drejtori i PK-ës e realizoi në stacionet policore në veri të vendit

20 Mars, 2023
Andin Hoti

​Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi katër herë, deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.