
Një person i dyshimtë është arrestuar pasditen e djeshme në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Arrestimi i tij është bërë pasi që gjatë kontrollit të valixhes për udhëtim, i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë.
I dyshuari me këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”