Një person është arrestuar sot në Ferizaj pasi dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë”.
“I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.