Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësitet relevante kanë arrestuar një person shtetas i huaj me urdhërarrest ndërkombëtar, i njëjti dyshohet se ndodhej në kërkim për shkak të veprës së mashtrimit.
Gjatë operacionit policor në lokacionin ku është gjetur i kërkuari i lartcekur, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasdites në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësisitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejt kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim ndërkombëtar, me urdhërarrest ndërkombëtar. I njëjti dyshohet se ndodhet në kërkim ndërkombëtar për shkak të veprës penale të mashtrimit”.
“Gjatë operacionit janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore janë në proces nga njësitet e anti-drogës së Policisë së Kosovës. Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë pas kompletimit të operacionit dhe procedurave që janë në proces nga kompetentet”, ka thënë Hoxha.