Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, nga dakordimi në Bruksel fiton pala kosovare

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Arikvat e UÇK-së kanë qenë të hapura, nga dekorimi në Bruksel fiton pala kosovare
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se deklaratat e tij rreth marrëveshjes për hapjen e arkivave të UÇK-së janë shtrembëruar.

Ai në një qëndrim të gjatë në profilin e tij në Facebook ka thënë se të gjitha dokumentet rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i përkasin Arkivit Shtetëror të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Ato kane qenë dhe vazhdojë të jenë të hapura, janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen si nga vendorët ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë, përfshi këtu gjykatat vendore e ndërkombëtare por edhe UNMIK apo EULEX. Janë pjesë e rëndësishme e dokumentarëve dhe librave të prodhuara gjeri më tani. Në këto arkiva nuk ka asgjë të fshehtë apo të klasifikuar, njësoj siç nuk ka asnjë arsye për të fshehur”.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri mbrojtëse dhe jo agresore dhe askush nuk e ka kontestuar apo konteston pastërtinë e luftës së saj. Andaj është më se e logjikshme që edhe udhëheqës si z. Lajcak kanë mundur dhe vazhdojnë të kenë mundësi për qasje të plotë në këtë segment të arkivës shtetërore të Kosovës”, është shprehur Bislimi.

“Në këtë kontekst, e vetmja palë që përfiton nga dakordimi i arritur në Bruksel (në rast se respektohet nga Serbia dhe për këtë mund të diskutojmë gjithsesi), është pala kosovare, e cila fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur. Përfundimit të ankthit të familjeve të këtyre personave do të duhej t’i gëzohemi të gjithë, e jo të tmerrohemi nga suksesi eventual i ekipit tonë të dialogut”.

Ai ka thënë se ata që kanë dalë me sulme ndaj deklaratave të tij me argumentimin se dakordimi për hapjen e arkivave e ndryshon narrativën e “fajtorëve” për personat e zhdukur kanë rënë në atë kurth me qëndrimet e tyre të deritanishme.

Lexo po ashtu

familja Tahiri
Lajme

Adem dhe Hajdar Tahiri, 40 vjet jetesë në një shtëpi, njëri katolik e tjetri mysliman (VIDEO)

7 minuta më parë
Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë
Lajme

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë

17 minuta më parë
Aktori Petrit Malaj pason Qemajl Minxhozin në pozitën e ambasadorit në Kosovë
Lajme

Ambasadori Malaj: Ky përvjetor i gjen shqiptarët më mirë se kurrë

26 minuta më parë
Atleti Zyberaj
Lajme

U nis dje nga Prishtina, atleti Erzen Zyberaj gati të arrijë në Tiranë

45 minuta më parë
Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë
Lajme

Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

54 minuta më parë
arrestim
Lajme

Vushtrri: Vodhën në xhaminë e fshatit, katër të dyshuarit lirohen me procedurë të rregullt

1 orë më parë
familja Tahiri
Lajme

Adem dhe Hajdar Tahiri, 40 vjet jetesë në një shtëpi, njëri katolik e tjetri mysliman (VIDEO)

28 Nëntor, 2023

Në Ora Shtatë në Klan Kosova sot vjen një rrëfim unik, historia e një familje e cila jetonte me dy...

Read more
Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2023
Aktori Petrit Malaj pason Qemajl Minxhozin në pozitën e ambasadorit në Kosovë

Ambasadori Malaj: Ky përvjetor i gjen shqiptarët më mirë se kurrë

28 Nëntor, 2023
Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

28 Nëntor, 2023
Atleti Zyberaj

U nis dje nga Prishtina, atleti Erzen Zyberaj gati të arrijë në Tiranë

28 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.