Është ushtaraku i fundit amerikan në Afganistan.
Edhe gjenerali Chris Donahue, u fotografua duke ecur drejt aeroplanit duke shënuar kështu edhe zyrtarisht fundin e misionit amerikan në këtë shtet.
Këtë e bënë të ditur vetë shtetet e bashkuara të Amerikës përmes një postimi zyrtar.
E kjo do të thoshte festë për talebanët të cilët kremtuan largimin e amerikanëve nga shteti të cilin tani e kanë nën kontroll.
Në mëngjes regjimi i ri në Afganistan mori nën kontroll edhe aeroportin e Kabulit
Dek: Hekmatullah Wasiq, Zyrtar i lartë taliban
“Faleminderit Zotit. Fillimisht do të doja të tregoj që më në fund Afganistani, në secilin aspekt është i lirë dhe i pavarur. Tani forcat tona kanë nën kontrollë pjesët ushtarake e civile të aeroportit të Kabulit. Funksionimi normal i aeroportit si një pjesën ushtarake po ashtu edhe civile do të fillojë së shpejti”.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë të ditur se gjatë qëndrimit 20 vjecar në këtë shtet, kanë humbur jetën më shumë se 2 mijë e 460 ushtarë amerikanë e civilë, më shumë se 20 mijë u plagosën, përfshirë 13 ushtarë të cilët u vranë në sulmin e fundit nga sulmuesit vetëvrasës të ISIS-K pranë aeroportit në Kabul.