Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Ambasada e ShBA-së tregon pse Kosova nuk u ftua në ‘Samitin e Presidentit Biden për Demokraci’

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Ambasada e ShBA-së tregon pse Kosova nuk u ftua në ‘Samitin e Presidentit Biden për Demokraci’
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka konfirmuar që Republika e Kosovës nuk do të jetë pjesë e “Samiti i Presidentit për Demokraci” që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Në një përgjigje , zëdhënësi i ambasadës, Eric Brassil deklaroi se jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë iniciativë.

“Samiti i Presidentit për Demokraci është një nga iniciativat e shumta të SHBA-ve të fokusuara në avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut në mbarë globin. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë iniciativë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane .

Tutje sipas ambasadës, qëllimi i takimit ishte bashkimi i një grupi rajonal përfshirë demokracitë e mirë krijuara, në zhvillim dhe me diversitet të madhësisë së popullsisë.

“Qëllimi ishte bashkimi i një grupi rajonal dhe socio-ekonomik të vendeve dhe juridiksioneve, duke përfshirë demokracitë e mirë-krijuara dhe ato në zhvillim me diversitet të madhësisë së popullsisë, demografisë dhe vendndodhjes”, thuhet tutje në përgjigje.

Në përgjigjet e Ambasadës Amerikane, thuhet se ShBA-të mbesin të palëkundura për të bashkëpunuar me Kosovën.

“Siç vuri në dukje Presidenti Biden në fjalimin e tij  të gushtit, Kosova ka bërë “përparim të jashtëzakonshëm gjatë 20 viteve të fundit” duke ndërtuar një demokraci elastike dhe multietnike. Si partner i palëkundur i Kosovës, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me Kosovën në forume të tjera për të avancuar dhe forcuar demokracinë, për të parandaluar prapambetjen demokratike, për të promovuar respektin për të drejtat e njeriut dhe për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që së bashku të mund të dëshmojmë se demokracitë ofrojnë për nevojat e tyre”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane .

Nga Qeveria e Kosovës konfirmuan dje se kryeministri Albin Kurti është i pajisur me vizë amerikane dhe ai është duke e përgatitur një vizitë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu

Guvernatori Ismaili pret në takim shefin e BERZH-it për Kosovë, Maslichenko
EKONOMI

Guvernatori Ismaili pret në takim shefin e BERZH-it për Kosovë, Maslichenko

17 orë më parë
Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
EKONOMI

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

3 ditë më parë
ATK ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, 209 gjoba për sektorin e gastronomisë
EKONOMI

ATK plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit

4 ditë më parë
BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro
EKONOMI

BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro

4 ditë më parë
Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026
EKONOMI

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

6 ditë më parë
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat
EKONOMI

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

7 ditë më parë
Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës
Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

29 Shtator, 2023

Një person është plagosur me armë zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë”. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e...

Read more
Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

29 Shtator, 2023
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në "Dardani" të Prishtinës

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në “Dardani” të Prishtinës

29 Shtator, 2023
zelensky dhe navalny

Zelenskyy dhe Navalny ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqe

29 Shtator, 2023
elianne andam

Londër: 17-vjeçari akuzohet për vrasjen e 15-vjeçares që e goditi me thikë

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.