
Alvisa ka rrëfyer se ajo ka qenë duke u shantazhuar tash e disa kohë.
Në episodin e sotëm të “Përputhen”, konkurrentja e njohur, Alvisa ka zbuluar se ajo tash e disa kohë është duke u ndier nën presionin e dikujt, shkruan kosova.info.
Ajo tha se dikush posedon disa video të saja dhe po e shantazhon atë duke i thënë se nëse nuk lë emisionin atëherë do t`i publikohen videot.
Alvisa u përlot derisa fliste për ngjarjen dhe tha se nuk po mundet ta përballojë dot atë.