Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Aliti para ndeshjes me Suedinë: Do të bëjmë të pamundurën për t’i gëzuar Dardanët

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në SPORT
A A
Aliti para ndeshjes me Suedinë: Do të bëjmë të pamundurën për t’i gëzuar Dardanët
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës, ku djelmoshat dardanë kanë stërvitur në kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Ka qenë një stërvitje e mirë edhe pse në kushte të vështira me mot me shi.

Pas stërvitjeve, ka folur mbrojtësi i Kosovës dhe skuadrës zvicerane Zurich, Fidan Aliti.

Aliti ka thënë se moti i sotëm me shi i përshtatet, pasi mot i njëjtë pritet të mbajë edhe të shtunën në Stockholm.

“Moti ishte pak i vështirë, por ne si futbollistë jemi mësuar të stërvitim edhe në këso kushte”.

“Madje, mendoj se kjo ka qenë një përgatitje e mirë për Suedi, ngase edhe atje na pret një mot i tillë. Kësaj radhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme për neve dhe besoj se secili prej neve është 100 për qind i gatshëm për lojë”, tha Aliti.

Tutje mbrojtësi i Dardanëve ka deklaruar se pret që në Suedi të ketë shumë tifozë shqiptarë për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës.

Aliti ka thënë se shpresojnë që t’i gëzojnë Dardanët me një rezultat pozitiv nga përballja me Suedinë.

“Ka qenë një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur para “Dardanëve” dhe normalisht se çdo herë ndjehemi krenar kur luajmë para tyre”.

“Një falënderim i madh shkon për ata, ngase vazhdimisht na përkrahin kudo që shkojmë. Njëjtë do të jetë edhe në Suedi dhe besoj se edhe ne do t’ua bëjmë një dhuratë me rezultat pozitiv”, u shpreh Aliti.

Kosova do të përballet në udhëtim me Suedinë të shtunën me fillim nga ora 18:00 në Friends Arena.

Lexo po ashtu

Kosova.info - Rashica tregon se deri kur do të qëndrojë tek ekipi turk
SPORT

Kosova.info – Rashica tregon se deri kur do të qëndrojë tek ekipi turk

3 orë më parë
Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë
SPORT

Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

17 orë më parë
Kosova.info - Mba kalon te Partizani
SPORT

Kosova.info – Mba kalon te Partizani

18 orë më parë
Pezullohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, shkak i ftohti
SPORT

Pezullohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, shkak i ftohti

19 orë më parë
Milani mposhtet thellë në shtëpi nga Sassuolo
SPORT

Milani mposhtet thellë në shtëpi nga Sassuolo

22 orë më parë
Mësohet sa do të mungojë Dembele
SPORT

Mësohet sa do të mungojë Dembele

24 orë më parë
Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia
Lajme

Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

30 Janar, 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në një konferencë për media  ka folur për luftën në Ukrainë, por edhe për marrëdhëniet...

Read more
Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

30 Janar, 2023
KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

30 Janar, 2023
Tetë të vrarë pas të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje në Afrikën e Jugut

Tetë të vrarë pas të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje në Afrikën e Jugut

30 Janar, 2023
28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.