Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z.Zoran Zaev, dje ka takuar kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti. Dhe derisa të dy kryeministrat zhvillonin takime, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë Z.Ali Ahmeti, ka pritur në takim ish kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës Z.Enver Hoxhaj. Përmes postimit në Facebook, Z.Hoxhaj, ka theksuar se: ” Vizitë tek lideri historik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe miku im, Ali Ahmeti! Lider shembull që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore!
Megjithatë nuk dihet nëse takimi në mes të Z.Ahmeti dhe Z.Hoxhaj, ishte takim miqësor, apo një kundërpërgjigje e takimit të Z.Zaev me Z.Kurti, kur dihet se Z.Ahmeti është lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.