Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

AI: Talibanët ekzekutuan 13 persona në Afganistan

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
AI: Talibanët ekzekutuan 13 persona në Afganistan
Share on FacebookShare on Twitter
Militantët talibanë kanë vrarë 13 persona të komunitetit etnik Hazara – duke përfshirë 11 ish-anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe dy civilë – në provincën Daikundi më 30 gusht, ka thënë Agjencia ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International të martën.

Nëntë ish-pjesëtarët e sigurisë janë vrarë edhe pasi janë dorëzuar te talibanët në qarkun Khidir të provincës, ka thënë kjo organizatë.

Sipas saj, dy civilët kanë tentuar të ikin nga zona.

Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik në Afganistan, i cili është persekutuar nga regjimi i talibanëve në vitet 1990.

“Këto ekzekutime gjakftohta janë dëshmi se talibanët janë duke kryer abuzimet e njëjta sikurse të regjimit të kaluar në Afganistan”, ka thënë Agnes Callamard, Sekretare e Përgjithshme në Amnesty International.

Shefi policor i talibanëve për provincën Daikundi ka mohuar këto vrasje në provincë, ka thënë Amnesty, transmeton dpa.

Talibanët kanë marrë kontrollin e provincës Daikundi më 14 gusht, dhe më vonë 34 anëtarë të-ish forcave afgane të sigurisë kanë kërkuar siguri në Khidir.

Pas marrjes së kontrollit të Kabulit më 15 gusht, talibanët kanë shpallur amnisti të përgjithshme për të gjithë punëtorët qeveritarë, mirëpo prej atëherë ka pasur raportime për një mori vrasjesh në disa pjesë të shtetit.

Lexo po ashtu

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
RAJONI & BOTA

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

28 minuta më parë
Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje
RAJONI & BOTA

Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje

2 orë më parë
"Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur": Jeta në një rajon të Rusisë
RAJONI & BOTA

“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë

3 orë më parë
Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët
RAJONI & BOTA

Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët

14 orë më parë
Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte
RAJONI & BOTA

Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

19 orë më parë
Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje
RAJONI & BOTA

Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje

19 orë më parë
Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi
Lajme

Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

30 Janar, 2023

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thonë se valës aktuale të infeksioneve me COVID në Kinë “po i vjen fundi”. Numri i...

Read more
Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

30 Janar, 2023
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

30 Janar, 2023
ATK-ja vendos disa kufizime në EDI për deklarimet në librat e Shitjes dhe të Blerjes

ATK-ja vendos disa kufizime në EDI për deklarimet në librat e Shitjes dhe të Blerjes

30 Janar, 2023
LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste

LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.