Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe UN Kosovo Team kanë ndarë sot çmimet për Raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë. Gazetarja Vjosa Çerkini ka fituar në kategorinë për dokumentarin më të mirë televiziv me dokumentarin “Sot, për nesër “, çmimi për video-storjen më të mirë ka shkuar për gazetaren Genta Zejnullahu, derisa çmime tjera kanë fituar edhe Denis Galushi dhe Fitim Gashi
Komunikata e plotë
AGK dhe UN Kosovo Team ndajnë çmimet për Raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë, këta janë fituesit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT, nën koordinimin e Zyrës së Koordinatores për Zhvillim – Ulrika Richardson, ka mbajtur sot edicionin e 16-të të çmimeve vjetore të gazetarisë “Çmimi për raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë”.
Edicioni i 16-të u mbajt nën moton “Portretizimi i përgjegjshëm i varfërisë”.
Këtë vit, në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, u shpërblye storja e gazetares Genta Zejnullahu nga TV Syri.
Çmimi për audio-storjen më të mirë iu nda gazetarit nga Radio Kosova 2, Denis Galushi.
Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda gazetarit të Grupit KOHA, Fitim Gashi.
Teksa, në kategorinë “Dokumentari më i mirë televiziv”, çmimin e fitoi dokumentari “Sot, për nesër “, i gazetares Vjosa Çerkini.
Për fotografinë më të mirë u shpërblye fotografi i pavarur, Valdrin Fetahu.
Përveç dhënies së çmimeve, të pranishmëve iu adresuan edhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson.