Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Adoleshentja ruse kundër luftës në Ukrainë që mund të përballet me burgim

lajmim.com nga lajmim.com
2 muaj më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Adoleshentja ruse kundër luftës në Ukrainë që mund të përballet me burgim
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ruse nuk priti fare që të fillonte gjykimi i Olesya Krivtsovas, studentes 19-vjeçare nga qyteti verior Arkangelsk, dhe më 10 janar e shtoi atë në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Krivtsova ka hyrë në muajin e dytë të arrestit shtëpiak, duke u përballur me mundësinë e më shumë se 10 vjetëve burgim me akuzat për “justifikim të terrorizmit” dhe “diskreditim të forcave të armatosura të Federatës Ruse”.

“Mendimet më të këqija më vijnë në kokë”, tha Krivtsova për televizionin Current Time”, dhe shtoi se “unë e kuptoj shumë mirë që mund të burgosem… po përpiqem të pajtohem me këtë”.

Gjithçka nisi më 26 dhjetor, kur policia u shfaq për ta kontrolluar banesën ku ajo jeton me të dashurin e saj.

“Olesya nuk e pa bastisjen”, tha nëna e saj, Natalya Krivtsova, për Radion Evropa e Lirë.

“E larguan nga banesa 10 minuta pasi erdhën”.

Më vonë, një oficer i qendrës kundër ekstremizmit në Ministrinë e Brendshme i tha asaj se vizita në shtëpi ishte “një përshëndetje nga grupi mercenar Wagner”.

Vetëm pak javë më parë, grupi Wagner i lidhur me Kremlinin, publikoi një video brutale në të cilën vrasësi i dënuar, Yevgeny Nuzhin, i cili ishte rekrutuar nga burgu për të luftuar në Ukrainë, u cilësua si tradhtar dhe u vra duke ia shtypur kokën.

Prej kur nisi pushtimi i paprovokuar i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, mijëra kundërshtarë të luftës janë përballur me ndjekje dhe persekutim, sipas ligjeve të miratuara me nxitim që kriminalizojnë përhapjen e qëllimshme të atyre që shteti pretendon se janë informacione të rreme për luftën, ose “diskreditimi” i forcave të armatosura.

Vetë Krivtsova u gjobit me 30.000 rubla (425 dollarë) në prill për postimin në publik të afisheve kundër luftës.

“Shkatërrimi i jetës së një personi”

Gjatë seancave fillestare gjyqësore, pas arrestimit të Krivtsovas, u bë e qartë se rasti kundër saj bazohej në denoncimet e kolegëve studentë të universitetit, të cilët ishin pjesë e një bisede të mbyllur të universitetit në Telegram, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë.

“Në seancë, ata përmendën dy emra të njerëzve që unë i njihja në atë bisedë. Ata po diskutonin se si të paraqisnin një denoncim – në polici ose në [Shërbimin Federal të Sigurisë]”, tha ajo për Current Time.

“I kam njohur më parë”, shtoi ajo. “Kam pasur marrëdhënie mjaft të mira me njërin. Herë pas here takoheshim me njëri-tjetrin dhe bisedonim. Dëshmitari tjetër më ndihmoi një herë të mbaj një çantë të rëndë. Gjëja më e çuditshme është se njëri prej tyre më dërgoi një kopje të bisedës”.

Ajo shtoi se avokatëve të saj nuk u janë dhënë kopjet e asnjë denoncimi që mund të jetë bërë.

Në tetor, pjesëmarrësit e bisedës në rrjetin Telegram po diskutonin pushtimin rus në Ukrainë, kur njëri prej tyre postoi pamje nga historitë e Krivtsovas në Instagram, në të cilat ajo ripostoi rekomandimet e autoriteteve ukrainase se si ushtarët rusë duhet të dorëzoheshin, si dhe fotografitë e civilëve të vrarë ukrainas.

“Kjo është e paligjshme”, shkroi njëra nga ta në grup. “Ndoshta duhet hapur një çështje?”

Pak çaste më vonë, i njëjti shkroi: “I shkrova komandantit. Ai ka miq në organet [e sigurisë] dhe do të konsultohet me ta”.

Dikush më pas postoi një fotografi të një postimi të ligjëruesit të universitetit, Aleksei Feldt, i cili shkroi se “denoncimet nuk e bëjnë dikë patriot” dhe pjesëmarrësit filluan ta diskutojnë atë.

“Mendoj se denoncimet dhe sulmet ndaj dikujt janë dy gjëra të ndryshme”, shkroi njëri. “Trajtimi ndaj dikujt bëhet për arsye personale”.

“Ajo që kemi këtu është një akt i paligjshëm. Unë mendoj se ne jemi të detyruar të flasim, veçanërisht pasi ne e dimë se çfarë u bëjnë djemve tanë që dorëzohen”, shtoi një tjetër, me sa duket duke iu referuar pretendimeve të pabazuara të propagandës ruse se të burgosurit rusë abuzohen në mënyrë rutinore nga ukrainasit.

“Denoncimi është detyrim i një patrioti”, shkroi një i tretë.

Krivtsova tha se beson se studentët ishin të motivuar nga bindjet “ideologjike”.

“Unë mendoj se ata të gjithë besojnë se veprimet e tyre ishin të përshtatshme dhe të drejta, dhe se unë duhet të ndëshkohem në përputhje me ligjin”, tha ajo.

“Edhe nëse keni ideologji, edhe nëse jeni gati të mbroni vendin tuaj me mjete të tilla, ndoshta mund të gjeni një mënyrë tjetër”, shtoi ajo. “Shkatërrimi i jetës së një personi për shkak të pikëpamjeve të tyre – në këtë rast mjaft të padëmshme – është imorale”.

Bileta misterioze

Dy ditë pas arrestimit të saj, gjykata e urdhëroi Krivtsovan të qëndronte në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit.

Një javë më vonë, policia e ndaloi sërish. Ata kërkuan paraburgim për të, duke pretenduar në gjykatë se në emrin e saj ishin blerë dy bileta treni me një drejtim për në zonat kufitare të Rusisë dhe duke argumentuar se ajo kishte rrezik të ikte.

Krivtsova e mohoi blerjen e biletave, duke shtuar se nuk do të mund ta bënte këtë sepse nuk kishte pasaportë të vlefshme.

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kërkuan shënime nga hekurudha shtetërore që tregonin se kur, ku dhe si ishin blerë biletat e supozuara dhe mundësinë për të pyetur ndonjë dëshmitar. Gjykatësi e refuzoi kërkesën e tyre.

Olesya Krivtsova.
Olesya Krivtsova.

Në fund, gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë që ajo të mbahej në paraburgim, duke shtuar kufizime në arrestin shtëpiak, që e pengon atë ta përdorë edhe internetin.

“Ajo nuk ka shkelur kushtet e arrestit shtëpiak dhe nuk e ka penguar hetimin”, tha nëna e Krivtsovas.

“Olesya nuk bëri asgjë të keqe,” tha ajo. “Ajo nuk është fajtore për asgjë”.

Lexo po ashtu

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku
RAJONI & BOTA

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku

2 orë më parë
Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore
RAJONI & BOTA

Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore

3 orë më parë
Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme
RAJONI & BOTA

Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme

4 orë më parë
Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB
RAJONI & BOTA

Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB

8 orë më parë
Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd
RAJONI & BOTA

Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd

8 orë më parë
Kosova.info - Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër
RAJONI & BOTA

Kosova.info – Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër

9 orë më parë
halil matoshi
Lajme

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023

I ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova ka qenë publicisti i mirënjohur dhe analisti i...

Read more
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
nagip arifi bujanoc

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

1 Prill, 2023
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

1 Prill, 2023
1 prilli i kobshëm për banorët e Lybeniqit, dy dekada dhimbje, pa drejtësi (VIDEO)

1 prilli i kobshëm për banorët e Lybeniqit, dy dekada dhimbje, pa drejtësi (VIDEO)

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.