Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Ademi: Lajme të mrekullueshme për dy stadiume në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në SPORT
A A
Ademi: Lajme të mrekullueshme për dy stadiume në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Po hapet rruga që stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë të rikthehet në një impiant modern dhe gjithashtu po finalizohet projekti  i stadiumit të qytetit në Gjilan, ka njoftuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

Ai ka thënë të shtunën se fundjava po fillon me dy lajme të mira për futbollin. 

“Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka nxjerrë vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. 

Ky vendim tashmë i hap rrugën rifillimit të punimeve në stadiumin ku u zhvillua ndeshja e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, Kosova – Haiti, në mënyrë që ai të rikthehet në një impiant modern, ashtu edhe siç e meriton. 

Ndërkaq, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë nënshkruar marrëveshjen për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro. 

Me këtë rast përgëzoj ministrin Çeku për fillimin e investimeve në futboll dhe rifillimin e punës në ndërtimin e stadiumit në Gjilan. 

Besoj që ky projekt do të vazhdojë sipas planit dhe projektit për investime në futboll në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ademi në Facebook. 

“Njëherësh uroj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, futbollistët të cilët do ta kenë në shfrytëzim këtë stadium dhe publikun e gjerë gjilanas, të cilët në të ardhmen do të kenë një komoditet të lartë në stadium për ndjekjen e skuadrave të tyre të zemrës”. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Nuk ndalet Arabia, pas shumë lojtarëve tani synon të rekrutojë edhe gjyqtarët kryesorë nga Premier Liga dhe Evropa
SPORT

Nuk ndalet Arabia, pas shumë lojtarëve tani synon të rekrutojë edhe gjyqtarët kryesorë nga Premier Liga dhe Evropa

17 orë më parë
Real Madridi me fitore komode ndaj Las Palmas
SPORT

Real Madridi me fitore komode ndaj Las Palmas

1 ditë më parë
Airbnb u bën thirrje parisienëve t’i japin me qira shtëpitë e tyre gjatë Olimpiadës
SPORT

Airbnb u bën thirrje parisienëve t’i japin me qira shtëpitë e tyre gjatë Olimpiadës

2 ditë më parë
Kaq do të paguhet Armand Duka pas emërimit në UEFA
SPORT

Kaq do të paguhet Armand Duka pas emërimit në UEFA

2 ditë më parë
“Lojtar i ndeshjeve të mëdha”, Muriqi thyen rekord pas performancës ndaj Barcelonës
SPORT

“Lojtar i ndeshjeve të mëdha”, Muriqi thyen rekord pas performancës ndaj Barcelonës

2 ditë më parë
Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s
SPORT

Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s

3 ditë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.