Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Gjeorgjisë.
Kosova fitoi në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat minimal 1 – 0.
Ademi thotë se kjo fitore e motivon për ndeshjet e radhës, derisa përgëzoi lojtarët.
“Ju lumtë djema!
Ju jeni krenaria e popullit!
Fitorja e parë në kualifikimet e Botërorit na motivon për ditë të tjera si kjo!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…”, shkroi ai.
Ndërkohë, Kosova me 5 shtator e pret Greqinë në ‘tempullin’ “Fadil Vokrri”.
