Kryetari I Federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi përmes një postimi në facebok ka përgëzuar futbollistët dhe stafin e Kombëtares U17 për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër Austrisë.
Postimi I plotë:
Nismë e mbarë e Dardanëve U17 në kualifikimet për Evropianin “Izraeli 2022”
Përgëzoj futbollistët dhe stafin e Kombëtares U17 për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër Austrisë, nikoqires së ndeshjeve të Grupit 9.
Kjo fitore dëshmon vlerat e talenteve tona dhe na jep motiv, por edhe shpresa të mëdha për kualifikim të mëtejmë.
Suksese e fat edhe në dy ndeshjet e ardhshme të grupit kundër Sllovenisë dhe Ishujve Faroe.
Ju lumtë djelmosha, ju jeni krenaria e vendit!
Me respekt,
A.A.