Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Abdixhiku: Nga 134 kosovarë çdo ditë po e lëshojnë Kosovën, s’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve

lajmim.com nga lajmim.com
2 muaj më parë
në Lajme
A A
Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë me veprime të veta (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, ka kuptuar se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë larguar për në Evropë.

Abdixhiku ka theksuar se vetëm sot, janë 134 persona, teksa deri në fund të javës sipas tij, do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi, njofton Klankosova.tv.

Ai ka shtuar se ‘S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim’.

“Nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, kuptova se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!”.

“Janë njerëzit tanë, fqinjët tuaj, mjekët, mësuesit, punëtorët e zanatit e profesionistët e rrallë – secili me të cilët ndani ditën – që ikin nga këtu. Qytetet po na zbrazen; fshatrat po na shuhen, shërbime të tëra publike po na mbesin pa punëtorë e profesionistë në to. Kosova thjeshtë po zbrazet dhe ne s’mund të vazhdojmë më kështu”.

“S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim. Refuzojeni këtë mendësi; Kosova s’i ka borxh të tillëve! Vendi ynë s’guxon të mbyllet në rrugëtimin euroatlantik si aspiratë historike e jona. Vendi ynë s’guxon të përplaset me aleatë, tani kur i duhet mbështetja në këtë rrugëtim. Vendi ynë s’duhet të jetë peng i ankesave të së shkuarës e kauzave të turmës. E shkuara s’na ndryshon më, e ardhmja s’po na bëhet”.

Ai potencoi se si gjeneratë politike duhet tu japin atyre që sot mbyllin valixhet para largimit, Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu.

Lexo po ashtu

Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

15 minuta më parë
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)
Lajme

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

42 minuta më parë
Halil Matoshi
Lajme

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

51 minuta më parë
halil matoshi
Lajme

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 orë më parë
nagip arifi bujanoc
Lajme

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

1 orë më parë
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)
Lajme

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

2 orë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.