Boiken Abazi nga qendra Vetëvendosje në Shqipëri po thotë se Erion Veliaj ka vajtur personalisht në Shkup për të mbështetur me një video promovuese kandidatin në zgjedhjet lokale për Kryetar Bashkie të Shkupit, Petre Shilegov, nga radhët e partisë që drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, shkruan Syri.net Kosova.
“Më kujtohet kur Bashkia e Tiranës na thoshte këtu në Shqipëri se po ndërhynim në punët e brendshme të qytetit… “, ka shkruar ai në Facebook.
