Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

A mund të riinfektoheni me Deltën?

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SHËNDETËSI
A A
A mund të riinfektoheni me Deltën?
Share on FacebookShare on Twitter
Njerëzit që e kanë kaluar më herët koronavirusin mund të kenë mëdyshje nëse kanë mbrojtje të mjaftueshme ndaj variantit Delta të koronavirusit.

Varianti Delta, sipas shkencëtarëve, është mbi dy herë më ngjitës sesa variantet paraprake të koronavirusit.

Sipas disa studimeve, në përgjithësi, riinfektimet janë të rralla për shkak të natyrës komplekse të sistemit imunitar.

Imuniteti i fituar pas infektimit të parë me koronavirus, në shumë raste, mbron njerëzit nga riinfektimi, shkruan Healthline. Megjithatë, edhe kur njerëzit riinfektohen, në të shumtën e rasteve, ata kanë simptoma të buta të sëmundjes COVID-19.

Por, sipas ekspertëve, imuniteti ndryshon nga një person te një tjetër, ku disa persona kanë imunitet më të fortë, kanë përgjigje më të fortë imunitare që i mbron ata nga varianti Delta pas infektimit të parë dhe disa të tjerë kanë përgjigje më të dobët imunitare dhe ata sëmuren sërish.

Por, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes në Shtetet e Bashkuara (CDC), në fillim të gushtit, publikuan gjetjet ku thuhej se personat e pavaksinuar kundër COVID-19, e që kanë qenë të infektuar më herët me koronavirus “kanë dyfish më shumë gjasa” që të infektohen sërish, andaj me qëllim që të krijojnë mbrojtje më të mirë ndaj sëmundjes, atyre iu bë apel që të vaksinoheshin.

“Nëse e keni pasur COVID-19 më herët, ju lutem vaksinohuni. Marrja e vaksinës është mënyra më e mirë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët përreth jush, veçanërisht pas përhapjes së variantit më ngjitës Delta”, tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.

CDC ka studiuar banorët në Kentaki, ku janë analizuar rezultatet laboratorike të personave të infektuar me koronavirus më 2020 dhe atyre të infektuar në maj dhe qershor të vitit 2021.

“Personat që e kanë kaluar virusin dhe nuk janë vaksinuar kanë më shumë gjasa të infektohen sërish sesa personat e vaksinuar plotësisht, edhe nëse ata kanë qenë të infektuar gjashtë apo nëntë muaj më parë”, tha CDC-ja.

Sipas studimit, CDC-ja tha se imuniteti natyral nga infektimi i parë nuk është aq i fort, prandaj ky institucion ka rekomanduar që njerëzit që e kanë pasur virusin, të vaksinohen, në mënyrë që mbrojtja ndaj virusit të përforcohet.

Edhe studime të tjera kanë gjetje të ngjashme.

Për shembull, një gjetjet e publikuara nga Shëndeti Publik i Anglisë, autorët e studimit thanë se varianti Delta rrit riinfektimet krahasuar me variantin Alfa “për 46 për qind”.

Në studim i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit gjeti se njerëzit që prodhojnë përgjigje më të dobët imunitare janë më të rrezikuar që të infektohen sërish nga variantet e reja të koronaviursit. Por, ata shtuan se infektimi i parë ofron mbrojtje të mirë kundër sëmurjes së rëndë.

Dr. Amesh Adalja nga Universiteti Johns Hopkins tha se “është një rregull i përgjithshëm që riinfektimet nuk janë aq të rënda, për shkak se trupi i njeriut veçse ka pasur imunitet” në të kaluarën ndaj sëmundjes COVID-19.

Sistemi imunitar ka tri lloje të mbrojtjes nga një virusi: antitrupat, qelizat T dhe qelizat B.

Antitrupat janë linja e parë e mbrojtjes ndaj një infeksioni. Ato e mbrojnë trupin edhe nga sëmundja e lehtë.

Qelizat T dhe qelizat B të kujtesës gjenden në nyejt limfatike dhe veprojnë kur ekspozohen ndaj një patogjeni.

Qelizat T janë thelbësore për ta mposhtur virusin dhe për të parandaluar sëmundje të rëndë, hiospitalizim dhe vdekje.

Ndërkaq, sipas një hulumtimi, qelizat B të kujtesës prodhojnë antitrupa të rinmj që njohin variantet e reja dhe mutacionet e tyre, kurdo që këto qeliza ekspozohen ndaj patogjeni.

Lexo po ashtu

Vetitë e rralla shëndetësore të boronicave shqiptare
SHËNDETËSI

Vetitë e rralla shëndetësore të boronicave shqiptare

6 orë më parë
E keni ditur më parë? Mësoni mënyrën efikase si të mbroheni prej alergjisë nga dielli
SHËNDETËSI

E keni ditur më parë? Mësoni mënyrën efikase si të mbroheni prej alergjisë nga dielli

1 ditë më parë
Zbuloni rreziqet që sjell vapa te njerëzit me sëmundje të zemrës
SHËNDETËSI

Zbuloni rreziqet që sjell vapa te njerëzit me sëmundje të zemrës

1 ditë më parë
Këto janë shenjat e para të sëmundjeve të mushkërive të cilat duhet t’i dini
SHËNDETËSI

Këto janë shenjat e para të sëmundjeve të mushkërive të cilat duhet t’i dini

2 ditë më parë
Të brendshmet e grave tregojnë shumë për shëndetin e tyre
SHËNDETËSI

Të brendshmet e grave tregojnë shumë për shëndetin e tyre

2 ditë më parë
Pesë aktivitete fizike që djegin më shumë kalori
SHËNDETËSI

Pesë aktivitete fizike që djegin më shumë kalori

3 ditë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.