Në fshatin Trudë të komunës së Prishtinës 85 persona janë helmuar pasi kanë ngrënë ushqim në të pame.
Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në kryeqytet bënë të ditur se disa nga të helmuarit janë dërguar në Kliniken Infektive për diagnostifikim.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive,Arben Vishaj ka thënë se nuk ka asnjë pacientë qe po merr trajtim nga helmimi i ndodhur në Trudë.
Kryeinspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Ibrahim Tërshnjaku, tha se gjellëtorja është mbyllur përkohësisht dhe së AUV do të shqiptojë gjobë ndaj biznesit.
Kronikë nga Mërgime Taraku