
Po vazhdojnë ende aksionet e policisë nëpër terren ndaj masave antiCOVID.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 355 gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Ndërkohë në anën tjetër, përtej faktit që numri i viktimave dhe rastet pozitive kanë rënë dukshëm kohëve të fundit, po vazhdojnë të na shoqërojnë masat e miratuara nga Qeveria që nga fillimi i shtatorit.
Ndaj këtyre masave, janë shfaqur pakënaqësi edhe nga ana e Shoqatës së Gastronomëve, për shkak të orarit të shkurtër që u lejohet të punojnë lokalet.