Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë vdekur nga virusi korona dhe janë regjistruar 583 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 944 pacientë nga koronavirusi, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 19 mijë e 807 doza të vaksinave.
Deri më tani, me dozën e parë të vaksinën janë vaksinuar 660 mijë e 100 qytetarë kurse me te dy dozat 355 mijë e 633 qytetarë duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 1 milion e 15 mijë e 733 të vaksinuar në tërë Kosovën.