Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se zyrtarisht ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, por që numri i viktimave mund të rritet.
“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar Filipçe në Twitter.
“Kjo është një ditë shumë e trishtuar, i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve”. /Klankosova.tv/