Vendtakimi është i njëjti, ashtu si edhe dhimbja.
Çdo 1 prill, banorët e Lybeniqit të Pejës mblidhen për homazhe tek varret e të vrarëve të masakrës së 24 vjetëve më parë nga serbët.
Lendita Morina që humbi babain Rizain e axhën Qunin nuk e harron atë që ngjau atë ditë, megjithëse ishte veç 5 vjeçe.
“Janë nda burrat nga gratë, pleq të ri, nuk kanë këqyre moshë, unë e mbaj mend babin që e ka lëshu motrën nga krahët, dhe pjesa tjetër që e mbaj mend është kur kemi mbërri këtu dhe e kam ni një breshëri të armëve.” tregoi Morina.
Nga kjo masakër mbetën të vdekur 80 civilë në mesin e tyre edhe fëmijë dyvjeçar, derisa për 13 nga ta ende s’dihet asgjë.
Familjarët thonë se megjithëse fajtorët dihen për më shumë se dy dekada nuk u vendos drejtësi, derisa s’janë të kënaqur as me angazhimin e institucioneve vendore.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.