Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 1 mijë e 233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1 mijë e 115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ku 1 mijë e 38 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 83 në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell Klankosova.tv.
Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 368 janë me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi.