Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

​Memli Krasniqi përmbyll fushatën në Prizren: Nga humbja Haskukën nuk e shpëton as Kurti

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
​Memli Krasniqi përmbyll fushatën në Prizren: Nga humbja Haskukën nuk e shpëton as Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren. Në kryeqytetin historik të Kosovës u kërkua mbështetja qytetare më zgjedhjet e 14 nëntorit për ndryshim pushteti në qeverisjen komunale.

Kandidati i PDK-së për kryetar, Shaqir Totaj para simpatizantëve të shumtë, tha se nevoja për ndryshim në Prizren është e madhe, pasi ka pasur një keqqeverisje në katër vjetët e kaluara.

Totaj: Prizreni meriton më tepër

“Qysh moti e kemi identifikuar nevojën për ndryshim në Prizren. Kemi nevojë për projekte, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, kushte më të mira për artistët tanë. Kemi nevojë për zhvillim ekonomik, prandaj me votën tuaj do të ndëshkojmë keqqeverisjen që e kemi pasur në katër vjetët e fundit. Pasi Prizreni është qyteti i vlerave dhe duhet t’ia kthejmë qytetit tonë shkëlqimin dhe buzëqeshjen… Nuk ka vota për një person që buxhetin nuk e ka shfrytëzuar dhe nuk i ka futur mjetet në qarkullim. Nuk ka vota për një person që ka pasur qeverisje jo transparentë dhe fshihet prapa njerëzve të tjerë. Prizreni meriton më tepër”, tha Totaj.

Mbështetje Shaqir Totajt i dha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se qeverisjes depresive të Haskukës po i vjen fundi.

Krasniqi: Ditët e qeverisjes depresive po marrin fund

“Kjo atmosferë dhe kjo mbështetje më bënë t’iu shoh të gjithëve në sy për të dhënë një lajm se ditët e qeverisjes depresive po marrin fund dhe Shaqa po vjen. Ai po vjen që të bëhet kryetar i shpresës dhe rilindjes së Prizrenit, ashtu siç kërkojnë dhe meritojnë qytetarët. PDK kurrë nuk e ka parë Prizrenin si vetmen komunë, por si vend që na bënë bashkë. Kjo është trashëgimia që PDK-ja e ka ndërtuar së bashku me qytetarët e Prizrenit. Këtë trashëgimi e ka ndërtuar edhe liderët tanë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti me vartësit e tij, për siç tha defilimin në skutat e Prizrenit për ta mbështetur Haskukën.

Krasniqi: Nga humbja Haskukën nuk e shpëton as Kurti

“Me Shaqën dhe vizonin e tij i kemi dyert e hapura dhe të vetmet dyer që po mbyllen janë të Mytaher Haskukës. Nga humbja Haskukën nuk e shpëton as Kurti dhe as ministrat e qeverisë që po bien dhe defilojmë me xhipe në Prizren… Më 14 nëntor të bëhet rikthimi i Prizrenit që na bashkon të gjithëve. Shaqa është në garë për transformim”, tha ai.

Përkrahje në zgjedhjet e 14 nëntorit kërkoi edhe shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi.

Lexo po ashtu

Kosova.info - Benzema zyrtarizohet te Al-Ittihad
SPORT

Kosova.info – Benzema zyrtarizohet te Al-Ittihad

8 orë më parë
Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb
SPORT

Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb

10 orë më parë
Iniesta drejtuar Gavit: Nëse nuk ma jep fanellën, fëmijët do të më vrasin
SPORT

Iniesta drejtuar Gavit: Nëse nuk ma jep fanellën, fëmijët do të më vrasin

14 orë më parë
Djali i Agueros lëshoi një koment thumbues te ekipi i PSG, “Messi është më i madh se ju”
SPORT

Djali i Agueros lëshoi një koment thumbues te ekipi i PSG, “Messi është më i madh se ju”

14 orë më parë
Organizohet turneu 'Dita e Çlirimit të Kosovës' për U9, U13 dhe U17
SPORT

Organizohet turneu ‘Dita e Çlirimit të Kosovës’ për U9, U13 dhe U17

17 orë më parë
Bad News Eagles mposht ekipin serb
SPORT

Bad News Eagles mposht ekipin serb

20 orë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.