Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

​Lladrovci: Drenasi do të vazhdojë të jetë bastion i PDK-së dhe qeverisjes së mirë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
​Lladrovci: Drenasi do të vazhdojë të jetë bastion i PDK-së dhe qeverisjes së mirë
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Komunën e Drenasit. Aty u tha se Drenasi e Drenica do të vazhdojë të jetë bastion i PDK-së dhe qeverisjes së mirë.

Mbështetjen e qytetarëve të Drenasit edhe për një mandat e ka kërkuar kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, i cili tha se do të vazhdojë punët e mira për qytetarët e kësaj komune.

Para simpatizantëve të PDK-së, Lladrovci tha se Drenasi është zemra e PDK-së dhe se të dielën do të jepet mesazhi se janë unik.

Lladrovci: PDK-ja është më e fortë se kurrë

“Jemi mbledhur këtu të ritheksojmë se vizioni i themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së është më i fortë se kurrë, është vizion i fitores, është vizion i qeverisjes së mirë, është realitet i qytetarëve që meritojnë mirëqenie pa dallim, sepse ne e kemi paguar çmim të lartë për liri, kemi treguar se ne meritojmë lirinë, mirëqenien, arsimin dhe shëndetësinë shembullore, ne kemi punuar dhe do të punojmë, sepse ne e mbajmë fjalën. Idealet tona janë të lidhura ngushtë me qytetarin. Zhvillimin e meriton çdo qytetar, çdo njëri nga ju ka kontribut për qeverisje të mirë. Unë ju kam premtuar se do t’ju bëjë krenarë, unë këtë e kam realizuar kur është shpallur Drenasi komuna me qeverisjen më të mirë në vend”, tha Lladrovci.

Pretendenti për të udhëhequr edhe një mandat me Drenasin, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, për siç tha si, të vazhdojnë të mbeten komunë kampione për qeverisje të mirë.

Lladrovci: Drenasi do të mbetet bastion i PDK-së dhe qeverisjes së mirë

“Unë kërkoj nga ju të vazhdojmë të jemi komuna kampionë, të vazhdojmë të përmbyllim misionin tonë për mirëqenie pa dallim për të vazhduar, të jemi kampionë me transparencë e llogaridhënie. Kërkojë nga ju të jemi unikë edhe më 14 nëntor ta dëshmojmë se këtu ka zot shtëpie, se Drenasi ka qenë dhe është dhe mbetet bastion i PDK-së dhe qeverisjes së mirë”, tha ai.

Mbështetje që Lladrovci të udhëheqë edhe për një mandat me Drenasin ka kërkuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se Drenasi e Drenica janë zemra e PDK-së. Ajo tha se Drenasi me Ramiz Lladrovcin kryetar do të vazhdojë të jetë komunë kampione për qeverisje të mirë.

Çitaku: Drenica e Drenasi janë zemra e PDK-së

“Drenica, Drenasi janë zemra e PDK-së, janë ADN politike e PDK-së, pa fitore në Drenas, pa fitore në Drenicë PDK nuk ekziston. Ju jeni zemra jonë, jeni gjaku jonë dhe ju do t’ia ktheni shkëlqimin PDK-së ditën e diel me fitoren masive për Ramiz Lladrovcin. Ju keni qenë me PDK-në, keni qenë me Hashim Thaçin, keni qenë me Kadri Veselin në ditët tona më të vështira, ju jeni bashkë me PDK-në, me Ramizin, me ne sot e përgjithmonë. Ne do t’ju kthejmë besimin me punë, do t’ju ofrojmë mundësi për një jetë më të mirë. Ju e keni kandidatin të cilin ua ka lakmi krejt Kosova”, tha Çitaku.

Mbështetje për Ramiz Lladrovcin kanë kërkuar edhe shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, deputetët Enver Hoxhaj, Blerta Deliu-Kodra, Ardian Kastrati dhe figura të shumta të PDK-së.

Lexo po ashtu

Vuçiq thirrje ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj përgjegjësve për situatën në veri të Kosovës
RAJONI & BOTA

Vuçiq thirrje ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj përgjegjësve për situatën në veri të Kosovës

10 orë më parë
Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit
RAJONI & BOTA

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

16 orë më parë
Tërmeti godet Zelandën e Re, ja sa ishte magnituda
RAJONI & BOTA

Tërmeti godet Zelandën e Re, ja sa ishte magnituda

21 orë më parë
Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun ushtarak në qershor
RAJONI & BOTA

Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun ushtarak në qershor

2 ditë më parë
ShBA thotë se nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë
RAJONI & BOTA

ShBA thotë se nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë

2 ditë më parë
Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut
RAJONI & BOTA

Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut

2 ditë më parë
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

1 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bëri të ditur se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq. Sveçla...

Read more
Macron Scholz

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

1 Qershor, 2023
Kore

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

31 Maj, 2023
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

31 Maj, 2023
Albin Kurti

Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë

31 Maj, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.