Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina COVID-19

​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në COVID-19
A A
​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm në Komunën e Ferizaj, policia ka vënë gjobë për 469 qytetarë të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka treguar edhe se në kuadër të aktivitetve për zbatimin e vendimit të qeverisë janë dhënë 70 vërejtje policore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/32, i datës 28.08.2021,  për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë 24 orëve të fundit, përveç 70 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 469 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Llojet e gjobave sipas Ligjit.Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 :   

24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro. 

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 4 gjoba

24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 18 gjoba

24.4  Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 51 gjoba

24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 395 gjoba

25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.

– Sipas këtij neni janë shqiptuar 1 gjobë

Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve,  të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar tu shqiptojë gjoba.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Anti Covid-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës .

Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve,  që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Lexo po ashtu

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë
COVID-19

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë

2 vjet më parë
22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
COVID-19

22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

2 vjet më parë
Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19
COVID-19

Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

2 vjet më parë
​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19
COVID-19

​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19

2 vjet më parë
​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
COVID-19

​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

2 vjet më parë
OBSH monitoron një variant të ri të koronavirusit
COVID-19

OBSH monitoron një variant të ri të koronavirusit

2 vjet më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.